Isopolifonia cpo ndodh pese vjet pas UNESCO-s
5 vjet isopolifoni pjese e listes perfaqesuese te pasurive boterore shpirterore te UNESCO-s keshtu eshte titulluar konferenca qe do te mbahet sot ne Vlore. Sipas muzikologut dhe akademikut Vaso Tole konferenca do te marre edhe nje kuptim me te gjere se kaq. Vec iso-polifonise do te flitet ne kete konference edhe per kryeveprat e tjera te trashegimise shpirterore shqiptare te cilat vetem pak kohe me pare u shpallen nga Ministria e Kultures
Pese vite me pare isopolifonia u be pjese e listes se kryeveprave te trashegimise shpirterore boterore te mbrojtura nga UNESCO. Ky fakt i rendesishem per kete kryeveper tashme jo vetem e shqiptareve por edhe e njerezimit do te kujtohet sot ne Vlore me nje konference te titulluar 5 vjet isopolifoni pjese e listes perfaqesuese te pasurive boterore shpirterore te UNESCO-s. Ne kete konference do te flitet per vlerat unikale te iso-polifonise shqiptare paraqitja e saj ne skene si dhe per afrimin e te rinjve ne interpretimin e saj duke realizuar keshtu edhe vazhdimesine te brezi i ri. Sipas muzikologut dhe akademikut Vaso Tole konferenca do te marre edhe nje kuptim me te gjere se kaq. Vec isopolifonise do te flitet ne kete konference edhe per kryeveprat e tjera te trashegimise shpirterore shqiptare te cilat vetem pak kohe me pare u shpallen dhe u bene publike nga Ministria e Kultures. Me kete rast do te shfaqet filmi dokumentar artistik Kenget e Kafeneve me skenar te Naxhi Kasoruhos e regji te Eli Bicit i cili flet per historine e kengeve polifonike te treves se Gjirokastres. Gjithashtu do te promovohet edhe CD-ja Kryevepra te Trashegimise Kulturore Shpirterore me kenge valle melodi kaba dhe rituale nga Festivali Folklorik Kombetar i Gjirokastres 2009. Ne fund grupi polifonik Ergjeria Gjirokaster dhe grupi polifonik i Dukatit i cili fitoi cmimin e pare ne Festivalin e Kenges Polifonike i zhvilluar ne Vlore me 25-26 nentor 2010 do te japin nje koncert me kenget polifonike me te bukura te repertorit te tyre.
Ne Vlore do te mbahet nje konference me rastin e 5-vjetorit te futjes se iso-polifonise ne UNESCO. Cfare do te kete ne qender te ketij takimi
Ne fakt kjo konference nuk do te mbahet teresisht per iso-polifonine. Gjate takimit do te flitet kryesisht per trashegimine shpirterore shqiptare dhe per shtate kryeveprat shpirterore te cilat u shpallen pak kohe me pare nga MTKRS-ja. Fokusi i konferences eshte pikerisht ky vendim i fundit i ministrise e cila mbeshteti propozimin e Komitetit te Trashegimise Shpirterore per shpalljen e listes se kryeveprave te trashegimise shpirterore shqiptare. Ne thelb te kesaj konference do te jete kendveshtrimi i mbrojtjes ligjore te trashegimise rendesia me te cilen duhet te trajtohen bartesit e tyre katalogimi e dixhitalizimi i saj aktivitetet qe i kushtohen dhe sigurisht marredhenia e kesaj trashegimie me turizmin kulturor. Gjate konferences nderkaq do te jepen edhe disa vleresime nga Ministria e Kultures per disa studiues e bartes te shquar te kesaj trashegime.
Megjithate iso-polifonia e mbrojtur nga UNESCO eshte ne qender te ketyre kryeveprave shqiptare. Gjate ketij 5-vjecari cfare ka ndodhur me iso-polifonine shqiptare
Kjo ishte pervoja e pare sa i takon vleresimit te nje dukurie shqiptare ne listen e kryeveprave te trashegimise shpirterore te UNESCO-s. Kjo solli nje reaksion mbarepopullor pozitiv. Ky vleresim u prit mire si nje shprehje e faktit qe kultura shpirterore shqiptare eshte nje kulture europiane njekohesisht edhe boterore. Sigurisht qe hap tjeter i rendesishem eshte edhe ai qe shteti e forcoi qendrimin e tij sa i takon kesaj pjese te kultures shqiptare. Nje element tjeter i rendesishem ishte rregullimi strukturor te Drejtorise se Trashegimise Kulturore. Ndodhi qe me nje vendim te ish-ministrit te Kultures Ylli Pango kjo drejtori u shperbe. Por tashme eshte rikthyer struktura e meparshme e pjese e saj eshte edhe nje sektor pergjegjes per trashegimine shpirterore dhe diversitetin kulturor. Element tjeter i perpjekjeve gjate ketyre pese viteve eshte futja e trashegimise shpirterore dhe posacerisht iso-polifonia ne kurikulat shkollore. Kemi nje levizje shume pozitive ne lenden e muzikes ku jane te nderfutura mesimet qe lidhen me transmetimin e kesaj kulture. Por edhe projektet qe kane dhene institucione te ndryshme nderkombetare kane qene te rendesishme ne lemin e iso-polifonise. I tille ka qene projekti per financimin e enciklopedise se iso-polifonise ne gjuhen shqipe dhe angleze e bashkeshoqeruar me nje CD me numra te zgjedhura qe eshte realizuar ne vitin 2007. Si dhe projekti tjeter per katalogimin e isopolifionise ngritjen e kater odave tradicionale ku disa bartes te vjeter u mesonin femijeve ne qytete si Korca Vlora Permeti e Gjirokastra iso-polifonine hartimi i nje inventari te isopolifonise te bartesve dhe te grupeve si dhe daljen e pese numrave te gazetes Iso-polifonia ne shqip e anglisht.
Jane te mjaftueshme te gjitha keto sa i takon kesaj pasurie
Sigurisht qe nuk jane aq sa duhet. Mendoj se eshte e nevojshme qe isopolifonia te popullarizohet me tej sidomos ne Jug te vendit ku kane edhe me shume te bejne me kete tradite. Kjo mund te ndodhe permes qendrave te ndryshme kulturore. Mendoj se me shpalljen e listes se kryeveprave shpirterore kombetare do te kete nje riorganizim te skemes per ta fuqizuar me teper iso-polifonine se bashku me kryeveprat e tjera.
Afrimi i te rinjve drejt isopolifonise eshte nje nga pikat e diskutimit ne konference. Por cfare ndodh ne te vertete a jane ata te interesuar ndaj kesaj dukurie
Sigurisht qe ka te rinj qe jane te interesuar ndaj kesaj pjese te trashegimise shpirterore. Fakti eshte qe ka disa nisma shume te mira ne nivel kombetar si dhe projekte te ndryshme permes te cilave synohet transmetimi i kesaj dukurie te te rinjte.
Ndihet interesi i te huajve ndaj njohjes se isopolifonise duke qene se eshte e njohur dhe e vleresuar boterisht
Me futjen ne listen boterore isopolifonia eshte nder elementet qe terheqin vemendjen e te huajve pasi promovimi i saj behet nderkombetarisht nga UNESCO. Ajo cka duhet te ndryshoje ne kuptimin e popullarizimit te metejshem te saj eshte nderfutja e kesaj vlere si nje element i rendesishem i turizmit kulturor. Per kete gje ka pasur edhe nje takim per hartimin e nje strategjie te marketingut kulturor ku pjese e rendesishme jane kryeveprat e trashegimise shpirterore. Une besoj qe ky promovim do te rritet ne rast se vazhdohet ne rrugen e duhur. Besoj qe eshte shume e rendesishme jo vetem qe keto vlera te njihen te percillen te brezi i ri e te popullarizohen por eshte gjithashtu e rendesishme qe ato te kombinohen me trashegimine tone materiale.
Po buxheti si ka qene ai per kete pjese te trashegimise
Ju e dini tashme se me ligjin e ri Per artin do krijohet edhe qendra kombetare e artit ku do te kaloje buxheti per artet. Nderkohe ministria do te menaxhoje buxhetin qe i kushtohet trashegimise kulturore. Tashme me shpalljen e listes se kryeveprave shpirterore do te duhet qe nje pjese e ketij buxheti te kaloje per kete trashegimi. Ne kete kuader Komiteti i Trashegimise Shpirterore ka bere thirrje per projekt-ide per tu financuar per vitin tjeter. Mendoj se kjo do te sjelle edhe nje kalendar vjetor te aktiviteteve qe nuk mund te ndodhte me pare pasi kishte vetem nje buxhet per te gjitha fushat i cili shperndahej pa koncept. Tani qe buxhetet do te jene te ndara gjithcka do te jete me e qarte.