Euro shënon nivelin më të ulët kundrejt dollarit, në 16 muajt e fundit
TIRANE - Monedha e përbashkët europiane ka shënuar sot nivelin e saj më të ulët kundrejt dollarit amerikan në 16 muajt e fundit, ndërsa vazhdojnë shqetësimet mbi gjendjen e bankave në Europë.
Kështu euro u këmbye sot me 1.27 dollarë ndërsa shënoi edhe rënien më të thellë në 11 vitet e fundit kundrejt jenit japonez.
Tregjet vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme pasi kostoja franceze e huamarrjes është rritur ndërsa Spanja deklaroi se bankat e saj mund të përballen me një faturë më të lartë të borxhit.
Shumë investitorë kanë frikë se Franca mund të humbasë klasifikimin e saj të kredive duke shtrenjtuar huamarrjen.
(er.nu/news24/BalkanWeb)