Jon Bon Jovi lëndohet në skenë, shfaqja vazhdon

Jon Bon Jovi do të vazhdojë të performojë në turneun botëror të koncerteve të bendit të tij, përkundër lëndimit në pulpin e këmbës, që ndodhi në fund të koncertit tij në Shtete e Bashkuara, tha zëdhënësi i tij të martën.
Ylli 48 vjeçar lëndoi muskulin e pulpit të këmbës në mbarim të koncertit në vendlindjen e bendit, në New Jersey të premten, por vazhdoj të performojë për ta mbaruar koncertin me hitin e tyre të vjetër "Livin' On A Prayer."
“Lëndimi nuk do ta ndalojë Bon Jovin që të interpretojë në koncertet e ardhshme gjatë verës” – tha zëdhënësi i tij.
Një video në Youtube tregon këngëtarin duke buzëqeshur dhe çaluar në skenë, i ndihmuar nga anëtarët e bendit në fund të koncertit që zgjati për më shumë se dy orë. Koncerti i ardhshëm është i planifikuar të hënën në Ohio para se të vazhdojnë për Calgary të Canadasë të mërkurën.
Bendi fitues i shpërblimeve Grammy momentalisht është në turneun që do të zgjasë dy vjet me një varg koncertesh që filluan në shkurt pas publikimit në nëntor të albumit tyre të 11-të “The Circle”.
Bendi ka shitur më shumë se 120 milionë albume nëpër gjithë botën në karrierën prej dy dekadash dhe ka hyrë në pesëshen e turneve më të mira botërore në vitin 2008.