E Shtunë, 31 Tetor 2026

William Daley shef i ri i Shtëpisë së Bardhë

Daley, i cili është shef ekzekutiv i një banke, do të zëvendësojë në këtë funksion Peter Rousin. Rous u bë ushtrues i detyrës së shefit të personelit, pas largimit nga ky post i Rahm Emanuel, për të kandiduar si kryebashkiak i Çikagos. Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë ka një detyrë mjaft të rëndësishme në qeverinë amerikane, sepse ai është këshilltari kryesor i presidentit dhe drejton përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të vënë në jetë programin e presidentit. Nga Express më 07 janar 2011 në ora 15:30

Presidenti amerikan, Barack Obama, emëroi ish-sekretarin e Tregtisë, William Daley, si shef të personelit të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Obama po bën ndryshime të shumta në ekipin e tij, në përgatitje për të filluar punën me Kongresin e ri, si dhe për fushatën e tij të ardhshme presidenciale.
Daley, i cili është shef ekzekutiv i një banke, do të zëvendësojë në këtë funksion Peter Rousin. Rous u bë ushtrues i detyrës së shefit të personelit, pas largimit nga ky post i Rahm Emanuel, për të kandiduar si kryebashkiak i Çikagos.
Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë ka një detyrë mjaft të rëndësishme në qeverinë amerikane, sepse ai është këshilltari kryesor i presidentit dhe drejton përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të vënë në jetë programin e presidentit.
Por emërimi i Daley me gjasë nuk do të jetë ndryshimi i fundit në personelin e Obamës.
Një nga ndryshimet do të jetë edhe emërimi i një këshilltari të ri për çështjet e ekonomisë.
Si pjesë e ndryshimeve të mëdha të Obamës, madje më të mëdhatë që presidenti ka bërë që kur ka marrë në dorë presidencën, Geene Sperling, një veteran i çështjeve të buxhetit gjatë periudhës kur Clinton ishte në Shtëpinë e Bardhë, ka dalë si pretendent kryesor për të zëvendësuar Larry Summers në postin e shefit të Këshillit Ekonomik.
Kjo frymë e re zhvendosjesh dhe lëvizjesh ka nisur të mërkurën, kur shefi i medies në Shtëpinë e Bardhë, Robert Gibbs tha se do të tërhiqej dhe do të bëhej këshilltar i jashtëm i presidentit, si dhe se do të përgatitej për betejën elektorale të vitit 2012. Zyrtarët e quajnë normale këtë ndryshim në vijim të humbjes së demokratëve në zgjedhjet e nëntorit. Por këto lëvizje flasin shumë edhe për nevojën e Shtëpisë së Bardhë për t’ju përshtatur mënyrave të qeverisjes së republikanëve dhe kryesisht për të mbrojtur reformat e mëdha që janë kaluar tashmë, atë të kujdesit shëndetësor dhe reformës financiare, që shumë republikanë duan që t’i kthejnë mbrapsht.
Për sa i përket postit të këshilltarit për çështjet e ekonomisë, që mbahej nga Larry Summers, i cili është larguar nga detyra, ai është i synuar nga Sperling, i cili ka shumë përvojë me buxhetin.
Nga ana tjetër, Daley ka shërbyer si ministër i Tregtisë në administratën e Clintonit dhe ka drejtuar edhe fushatën elektorale të Al Gorit në vitin 2000. Ikja e Volcker, 83 vjeç, ish-shef i FED nga bordi këshillimor për rimëkëmbjen ekonomike, do të shënojë një ndryshim tjetër shumë të madh. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë atë. Për sa i përket sekretarit të mbrojtjes, Gates ai ka deklaruar se do të qëndrojë në postin e tij deri në vitin 2011 dhe ka shumë mundësi që të largohet në mesin e vitit. Ndër njerëzit që mund ta zëvendësojnë janë senatori Jeack Reed, një veteran ushtrie si dhe Chuck Hagel, një ish-senator republikan. Një tjetër largim është edhe ai David Axelron, që do të largohet gjatë javëve të ardhshme. Ai është këshilltari kryesor i Obamës për çështjet e medies dhe do të punojë edhe ai në personelin e Obamës për zgjedhjet e vitit 2012.
Sipas analistëve, ndryshime të tilla rrënjësore janë të zakonshme në skuadrat presidenciale në mesin e mandatit, sidomos kur pasojnë humbje të mëdha në zgjedhjet e mesit të mandatit, si në rastin aktual me republikanët. Një rast i ngjashëm është edhe ai në mesin e mandatit të parë të Bill Clintonit në vitin 1995, kur demokratët humbën ndaj republikanëve me një rezultat të thellë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›