William e Kate publikojnë foton e parë të princit George
Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton, kanë publikuar dje 2 foto familjare, të cilat janë fotot e para zyrtare të djalit të tyre të porsalindur, Prince George.
"Tifozët mbretërorë" janë paksa të zhgënjyer, sepse shpresonin të krijonin një ide më të mirë për anëtarin më të ri të familjes mbretërore britanike dhe të tretë në linjë për fronin, ndërkohë që fytyra e tij nuk duket qartë në foto.
Në foton e realizuar në kopshtin e shtëpisë së prindërve të Kate në Berkshire, duket Princi William, me një këmishë dhe xhinse blu, në krahun e djathtë të cilit është Kate e veshur me një fustan ngjyrë të purpurt dhe që mban fëmijën, i cili fle mbështjellë në batanije të bardhë.
Fotot e foshnjës mbretërore publikohen një ditë pasi William dha intervistën e parë që nga lindja e djalit të tij.
Prince George, u lind më 22 korrik mes furisë globale të medias, e cila reflekton popullaritetin e madh që gënëzon në mbarë botën cifti britanik princëror.
(a.j/Balkanweb)