Sigurimet shoqërore, emigrantët që paguajnë për 1 vit, përfitojnë 6% ulje
TIRANE- Të gjithë ata emigrantë që do të paguajnë kontributet vullnetare të sigurimeve shoqërore për një periudhë kohore njëvjeçare, do të përfitojnë ulje në masën 6 për qind të shumës.
Ulje do të mund të përfitojnë edhe ata emigrantë që paguajë këtë kontribut për një periudhë 3-mujore apo 6- mujore. Kështu, ata që do të paguajnë kontribute shoqërore për 3 muaj, përfitojnë ulje në masën 1.5 për qind të shumës, ndërkohë që për ata që paguajnë për 6 muaj ulja shkon në masën 3 për qind të shumës totale.
Aktualisht, niveli minimal i kontributit vullnetar për sigurimet shoqërore për emigrantët është 4 110 lekë në muaj, ndërsa në vit arrin vlerën e 49 320 lekëve. Kjo do të thotë se, ata emigrantë që zgjedhin të paguajnë këtë shumë për periudhën njëvjeçare, do të përfitojnë rreth 2 959 lekë ulje. Sipas statistikave zyrtare, në skemën vullnetare të sigurimeve shoqërore janë të regjistruar rreth 27 300 emigrantë.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)