E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e 9 Janarit, prangoset në Romë skafisti

ROME-U arrestua në Romë, skafisti shqiptar që konsiderohet si një prej shkaktarëve për tragjedinë e 9 janarit në Karaburun, ku humbën jetën 21 persona .
Shqiptari 31 vjecar u arrestua nga policia italiane e Appia pas një urdhër-arresti ndërkombëtar në emër të tij. Në momentin e arrestimit, skafisti ndodhej në shoqërinë e një bashkëatdhetari 42-vjecar në Romë.
Ka qënë sjellja e tyre që futi në dyshime karabinierët të cilët pas kontrollit që ju bënë dolën se dokumentat e tyre shin të rreme. Më pas karabinierët morën shenjat e gishtrinjve, ku rezultoi se 31-vjecari ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kalim të paligjshëm të kufirit, vepër penale kjo që Kodi Penal i Shqipërisë parashikon dënim prej 25 vjet burg.
Ndërkohë miku i skafistit, 42 –vjecari rezultoi se për të ishte një urdhër-ndalimi lëshuar nga Gjykata e Tranit në vitin 2004 për trafik droge.

Në muajin Janar të vitit 2004, i riu shqiptar në atë kohë 24-vjec organizoi ‘udhëtimin e shpresës’. 36 klandestinë shqiptarë hipën në bordin e një gomoneje për tu nisur nga Vlora drejt Italisë për një jetë më të mirë. Cdo një prej pasagjerëve pagoi 1 500 euro secili për skafistin me kusht që t'i dërgonte në destinacion.
Por, pasi përshkuan disa milje me gomone, shumë pranë kanalit të Otrantos për shkak të kushteve të këqia të motit, mjeti lundrues përmbyset dhe 21 persona mbyten në det.

Të dy persona që u arrestuan sot në Romë u dërguan në burgun e Regia Coeli.

Para një muaji të këtij viti, policia shqiptare vuri në pranga një person që e konsideroi si sekserin për klandestinët e 9 Janarit.
Sipas policisë, Çlirim Sukaj ka transportuar në Tiranë me një mjet tip Benz, klandestinët nga qarku i Shkodrës, të cilët më pas do të dërgoheshin me skaf në Itali. Në bazë të hetimeve të kryera në atë periudhë Sukaj rezultoi të ishte një prej sekserëve, i cili gjente persona që dëshironin të udhëtonin me gomone drejt Italisë dhe më pas bënte transportimin e tyre nga Shkodra për në Tiranë, e më pas këta persona udhëtonin për në qytetin e Vlorës.

Kurse më datë 20.9 2008 në Itali arrestohet Nazmi Hyka sot 48 vjec. Ai është cilësuar si autor i tragjedisë së 9 janarit 2004, ku humbën jetën 21 persona. Në atë kohë Hyka u dënua nga Gjykata e Vlorës me 25 vjet burg në mungesë. Në vitin 2007, Nazmi Hyka u prangos nga policia italiane, por nuk dihet në çfarë rrethanash mundi të rifitojë lirinë. Në atë kohë, ai mbante emër të rremë dhe u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare. Por, pavarësisht mënyrës sesi e rifitoi, liria e Hykës nuk zgjati shumë. Në muajin nëntor të vitit 2008 ai u prangos në qytetin e Firences, në kuadër të operacionit të koduar "Moro 2007", ku u kap dhe me drogë.

Tragjedia e 9 janarit në vitin 2004 tronditi mbarë popullin shqiptar. Klandestinët në gomone pasi ndjenë rrezikun e mbytjes lajmëruan me telefon në Televizionin Top-Channel. Por, edhe pas këtij njoftimi që vuri me pas në dijeni autoritetet portuale ndihma mbërriti me vonesë duke mos shpëtuar asnjë prej të klandestinëve, ndersa trupat e disa prej të cilëve nuk u gjendën kurrë. Klandestinët ishin të gjithë të rinj, vajza dhe djem nga Lezha e Shkodra.
Ngjarja dhe sot ka mbetur ende e mjegullt ndërsa familjarët e viktimave theksojnë se numri i tyre ishte më shumë se 21 pasi disa prej të rinjve të nisur nuk u kthyen me kurrë pas nisjes me gomone.

(da.bo/Repubblica/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vlorë, arrestohet italiani i arratisur, i kishin mbetur dhe 14 muaj burg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›