E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i Librit, Berisha: Lashë mënjanë dështakët. Rama: Zoti s'të ndihmon dot me fisnikërinë

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot në ditën e tretë të hapjes, Panairin e Librit 2011-të. Ai shprehu admirim për botuesit e shkrimtarët shqiptarë, por ironizoi kryesocialistin Rama dhe librin e tij të fundit “Kurban”. Por, Rama replikon në distancë me Berishën. Mesazhi jepet në Twitter.

Berisha tha se në këtë panair ka shkuar të vizitojë shkrimtarët e vërtetë dhe jo ata që rendin tek letrat pas dështimit në politikë.

“Përshëndes organizatorët e Panairit të Librit, është ndër më të pasurit që kemi pasur ndonjëherë. Vlerësoj shkrimtarët, por jo ata që dështojnë në politkë dhe rendin tek letrat, për të gjetur një strehë. Jo pa qëllim u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët e politikës”, deklaroi Berisha.

Kreu i qeverisë duke folur për librin e Ramës, theksoi edhe njëherë që ai s’mund të ketë krahasim me atë të Blushit. Pasi sic komentoi Berisha, “biblioteka e gjyshit të Blushit ka libra sa gjysma e sallës së panairit”.

Pas deklaratës së Berishës, kreu i socialistëve Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet në faqen personale të rrjetit social, Tëitter
“Sali, fisnikëria s'është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s'e ke, as Zoti s'të ndihmon dot në këtë pikë”.
Më tej Rama shkruan: “E meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?”

(da.bo/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama i përgjigjet Berishës: Fisnikëria s'është si plehrat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›