E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wimbledon eleminohet Federer. Humb perballe Tsongas

Roger Federer i ka thënë lamtumirë ëndrrës për të fituar titullin e shtatë kampion në Wimbledon, duke u elimunuar nga cerekfinalet e turneut anglez nga Jo-Wilfried Tsonga. Tensiti francez ishte protagonist I një ndeshjeje dramatike, pasi përmbysi aventazhin e ish-numrit një të botës për ta mbyllur sfidën 3-2 me sete.

Federer fitoi dy setet e para, por më pas u përball me saktësinë e Tsonga, i cili do të dominonte ndeshjen duke siguruar gjysmëfinalet e turneut Grand Slam, ku do të përballet me Rafael Nadal.

Spanjolli, i cili mban raketën numër një të botës dhe është kampioni në fuqi i Wimbledon mundi 3-1 me sete amerikanin Mardy Fish. Nadal fitoi dy setet e para, por kundërshtari i tij u kthye bindshëm në setin e tretë. Gjithsesi, spanjolli do të merrte dhe setin final, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së titullit kampion.

Gjysmëfinalja tjetër e Wimbledon do të vendosë përballë Novak Djokovic dhe Andy Murrey. Tensisti serb numri dy I botës në renditjen e përgjithshme mundi me vështirësi 3-1 me setet 18-vjecarin australian Bernard Tomic, duke i shtuar një tjetër fitore serisë positive të këtij viti ku ka humbur vetëm një takim.

Në gjysmëfinale, Djokovic do të sfidojë Andy Murrey, I cili kaloi me sukses 3-0 me sete spanjollin Feliciano Lopez. Pas këtij suksesi, Murrey ka ndezur shpresat e tifozëve vendas, të cilët  kërkojnë që titullin kampion në Wimbledon ta fitojë një tenist britanik.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›