BE rrit taksat. Do te mbuloje 40 te shpenzimeve

Taksimi i transaksioneve financiare, një sistem i ri i taksës së sheshtë në nivel europian është mënyra se si unioni do të rrisë bilancin e tij duke filluar që nga 2014. Komisioni Europian propozoi modifikimet përsa i përket taksës së sheshtë e kalim nga mënyra e diferencuar për cdo vend për të kaluar në një sistem uniform. Taksa në favor të kasave europiane varion ndërmjet 1% e 2%. Me prezantimin e taksës “tobin” buxheti i komunitetit rritet me 5% ndërmjet viteve 2014-2020 nga 925 ne 971,5 miliarde.
Edhe më kompleks do të jetë përllogaritja e taksës që mban emrin e James Tobin, fitues i cmimit Nobel për ekonominë në 1972, një taksë mbi transaksionet financiare, një taksë kjo e kërkuar prej kohësh nga Francia e Germania e kundërshtuar nga SHBA-të e Britania e Bashkuar. Vendosja e kësaj takse do t’i sillte buxhetit europian rreth 50 miliarde euro cdo vit.
Pavarësisht rezervave të shteteve anëtare të BE-së, Komisioni Evropian synon të mbledhë taksa nga qytetarët e Bashkimit Evropian e me to do të mbuloj ë shpenzimet e buxhetit evropian deri në 40%, bëri të ditur presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso në Bruksel. Deri tani fondet e BE-së, në masë të madhe përbëhen nga derdhje direkte të shteteve anëtare.