E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA prezantohet strategjia e re kunder terrorizmit

Shtetet e Bashkuara paraqisin strategjinë e re në luftën kundër terrorizmit dy muaj pasi në Abotabad në një sulm rufe  eliminuan kreun e terrorist Osama bin Laden. Për herë të parë në strategjinë antiterror p ërfshihen  dhe rajone t ë tilla si Lindja e mesme, Afrika Veriore, Gadishulli Arabik, si edhe vetë territori i SHBA-së.

John Brennan, këshilltar i presidentit Barak Obama për luftën antiterror foli për taktikat e Al-Kaidës në frymëzimin e nënshtatasve amerikane për të goditur tokën e tyre. Qëllimi është që terroristët të mos përgatisin më sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre u shpreh brenan ndërsa edhe në strategjinë e re sfida kryesore mbetet “shkatërrimi i plotë” i Al Kaidës.

Strategjia e re bëhet publike në 10 vjetorin e nisjes së luftës kundër terrorit nga ish- presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush, pas sulmeve të 11 shtatorit. Këshilltari kryesor i Presidentit Barak Obama, Xhon Brenan, ka thënë se qasja e re është pragmatike dhe jo ideologjike cka sipas tij formalizon qasjen e administratës amerikane që prej janarit të vitit 2009.

Strategjia e re reflekton “ndryshimet e jashtëzakonshme politike” që e kanë përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›