Oliver Bierhof: Argjentina ka defekte
“Argjentina ka më pak defekte se Anglia, por gjithsesi edhe ata kanë pika të dobëta”. Kjo është deklarata e drejtorit të përgjithshëm të përfaqësueses gjermane, Oliver Bierhof. “Me këtë skuadër u ndeshëm në miqësoren e marsit (Argjentina fitoi 1-0) dhe njohëm kualitetin e futbollistëve dhe lojës së tyre. Ata janë shumë krenarë, kanë një objektiv të qartë në këtë botëror dhe i shfrytëzojnë rastet për shënim, por ne kemi evidentuar disa pika të dobëta”, përfundoi ish-sulmuesi i Milanit.
#