E Shtunë, 31 Tetor 2026

Winehouse: Jam e dashuruar, sme duhet droga

Dashuria duket se ka ndryshuar jeten e Amy Winehouse.

Kengetarja deklaroi per revisten britanike "News Of The World", se gjithcka po merr per mire dhe se tani ajo e ka ne kontroll veten.

Lidhja me Josh Bowman e ka bere te heqe dore nga droga. "Gjerat kane ndryshuar. Nuk ndihem me e varur nga droga dhe po kaloj nje periudhe te lumtur me Josh”, eshte shprehur Amy.

Ajo tregon ne interviste se i ka shpetuar me ne fund ferrit. "Jam serish e dashuruar dhe nuk kam nevoje per droge. Do te qendroj edhe per ca kohe ne Karaibe”, tha Winehouse, qe ndodhet me pushime ne plazh.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›