Të shpëtojmë “Udhën e shkronjave”...
11/01/2009 “Udha e shkronjave” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të dëmtuar teknikisht. Filmat të parestauruar për mungesën e parave. Rrëfen regjisori Vladimir Prifti...
Mbrojtja e vlerave zë shumë vend në fjalët e shtetarëve dhe institucioneve të kulturës. Pjesë e politikës, fatkeqësisht këto fjalë në shumicën e rasteve mbeten thjesht recitime shterpe të atyre që janë “të zënë me punë më të mëdha”!
E këtu duhet të kemi parasysh edhe se mbrojtja e vlerave dhe trashëgimisë kulturore ka një gjeografi më të gjerë sesa thjesht çështje të kulturës, ndërtesa e objekte shumëvjeçare, të prekshme materialisht. Po aq normale dhe e natyrshme duhet të kuptohet kjo mbrojtje edhe për vlera të tilla që kanë të bëjnë me trashëgiminë tonë gojore, me muzikën apo me filmin. E sidomos te ky i fundit duket se përgjegjësia mbetet jetime. Nuk është fjala këtu të bëjmë përgjithësime e të ndalemi gjerësisht në probleme (më tepër se të shumta), por të sjellim në kujtesën e atyre që e duan filmin shqiptar dhe historinë e tij dy filma më se interesantë, që lidhen ngushtësisht me identitetin tonë ndër vite: “Udha e shkronjave” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Fatkeqësisht këta dy filma prej kohësh nuk po shfaqen në ekran, të dëmtuar teknikisht dhe të lënë në mëshirë të fatit, pa u restauruar për mungesë të parave që nevojiten për një proces të tillë. “Problemet janë teknike. Por nuk do t’i hiqja asgjë një artikulli të botuar disa ditë më parë nga Përparim Kabo, ku merret një proces analize i një krijimtarie kinematografike, që në radhë të parë lidhet me filmin “Udha e shkronjave”. Por problemi nuk trajtohet thjesht teknikisht, gjë që vërtet qëndron, pasi filmat janë prodhuar në kohë të hershme, vite më parë. (Ka më shumë mangësi në çështje të teknikave që janë përdorur sidomos në montim, por edhe në transfertën e filmit 62 mm në kasetat elektronike me të cilat televizioni bënte transmetimet). Çështja është se problemi teknik kërkon rreth 15 mijë euro për transfertat e këtyre filmave, për përpunimin dhe restaurimin e tyre”, - thotë regjisori i këtyre filmave Vladimir Prifti, duke u ndalur më së shumti te filmi “Udha e shkronjave”, që është më i dëmtuar teknikisht dhe kërkon një ndërhyrje më emergjente.
30 vjet pas shfaqjes së filmit e për më tepër në 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit, megjithatë asnjë nuk duket se mendoi të shihte vlerën e këtij filmi të lidhur natyrshëm me këtë ngjarje e të bënte minimumin që “Udha e shkronjave” të mund të shfaqej në ekran dhe të risillte në kujtesën e shqiptarëve ngjarje që kanë të bëjnë me gjuhën dhe fatin e tyre historik.
Regjisori Prifti shprehet me keqardhje ndërsa merr si shembull restaurimin e veprës së Kol Idromenos “Motrat Tone” në Francë, diçka e vlefshme, që nuk po vijon të bëhet me vepra të tjera. “Kabo, ashtu si dhe unë, mendoj e trajton problemin më ndryshe, e trajton me së vërteti për kinemanë shqiptare duke e lidhur me filmin “Udha e shkronjave”. Mund të futen një pjesë e këtyre filmave në trashëgiminë kulturore? A duhet të kufizohet kjo trashëgimi kulturore vetëm në kërkimin e veprave të hershme edhe të shumë arteve të tjera? Mua më kujtohet “Motrat Tone”, që u dërgua në Francë, u restaurua dhe erdhi me vlerat e veta. Pra, mundësitë janë që të restaurohet një pjesë e kësaj krijimtarie edhe në kinema”, - vijon Prifti, ndërsa nuk ka si të mos e lidhë vlerën e këtyre filmave edhe me emrat e atyre që kanë bërë kinemanë shqiptare, si Sandër Prosi, Pjetër Gjoka, Prokop Mima etj.
“Pikërisht në këta filma, në vitet 1974-1975, interpreton një trupë teatri që tani është përgjysmuar. Këta filma mbartin një interpretim të shkëlqyer të këtyre aktorëve, që zunë vend në teatër dhe krijuan madhështinë e teatrit në vitet ’70-’80. Unë do të thosha se duhet ta shikojmë me këtë sy që filmi të bëhet i dukshëm, i shfaqshëm, i kapshëm në vlerat e veta. Ato sjellin në vetvete jo vetëm një periudhë kohe, por madje shpesh kthehen gati në një kronikë”, - nënvizon Prifti, ndërsa thekson se sikur edhe sot të xhironte “Udhën e shkronjave” nuk do të dinte çfarë t’i hiqte apo çfarë t’i shtonte këtij filmi, jo vetëm thjesht në kostume, ambiente dhe në mënyrën e lojës, por edhe në mënyrën e trajtimit. “Është film i vlerësuar në kohë. Nuk kam parë shumë artikullshkrues apo në publik t’i kundërvihen këtij filmi. Gjithmonë është cilësuar si një film realist, me vlera, që qëndron.”
Ritmi i zbehtë i të rinjve...
E quan me fat brezin e ri të kineastëve, të cilët, ndryshe nga koha e tij, kanë mundësi të njihen me gjithçka, të shohin imazhe. I pranishëm pranë këtyre të rinjve edhe si profesor në shkollën e kinemasë “Marubi”, por edhe me bashkëpunime të herëpashershme (në Tirana International Film Festival ishte prezent si skenarist në filmin “Në përvjetorin e martesës” me autorin e ri Artan Malaj), Prifti njeh shumë mirë çfarë gjallon sot në krijimtarinë filmike.
“Sigurisht, është një brez që njihet me gjithçka, që sheh imazhe, ndryshe nga koha jonë, për arsye se prezenca, kultura e imazheve të medies, filmit evropian dhe amerikan është prezent. Po ashtu është edhe influenca e madhe e të gjitha llojeve të artit, letërsisë, teatrit të huaj, që në atë kohë ishte pamundur të dilte me ato vlera. Ka një këndvështrim tjetër”, - vijëzon regjisori Prifti, duke e konkretizuar këtë me një thënie të F. Bufo për Spielberg: “Ju rriteni ndryshe, rriteni nëpërmjet imazheve”.
Porse e sheh shumë të rëndësishme në këtë kuptim të qenit në kontakt me jetën, me njerëzit. I kujtohet se si në fëmijërinë dhe adoleshencën e vet këtë kontakt e realizoi përmes një dritareje të vogël makine, me të cilën udhëtonte bashkë me të atin shofer. “Për mua ka shumë rëndësi fëmijëria dhe adoleshenca. Im atë ishte shofer dhe kam pasur kënaqësi të udhëtoja me të. Ajo dritare e vogël e makinës ishte një pjesë vëzhgimi e asaj bote që jetonte lart e poshtë (lart duke supozuar me këtë fshatra të tërë malorë apo fushën, duke e cilësuar kështu zonën bregdetare). Kjo më ka dhënë kënaqësi”, - kujton Prifti, që shton se shembulli mund të merret edhe nga autorë të mëdhenj si Frederico Felini, që vërtet kinemanë e ka moderne, të dukshme, të kapshme, të prekshme nëpërmjet imazheve, por “të pandarë nga jeta që ai ka bërë në rini, të pandarë nga logjika si e sheh kishën një institucion, nga mënyra si e sheh jetën kur ishte fëmijë, nga mënyrë si e sheh familjen, etj.”.
Ndaj në këtë drejtim për regjisorin ka shumë për të bërë. I duket për të ardhur keq që në hapësirën tonë ka vetëm një festival ndërkombëtar filmi e që vëmendja më e madhe i kushtohet filmit të huaj. “Filmit shqiptar të prodhuar nga të rinjtë ky festival i kushton një vëmendje të vogël. Edhe media është thuajse inekzistente për sa i përket prodhimeve kinematografike, teatrale. Nuk gjen kritika që t’i nxitin këta të rinj”, - vijon artisti dhe evidenton mungesën e një reviste për këto çështje. “Nuk ka asnjë shtet rreth e qark nesh që të mos ketë një revistë problemore që lidhet me televizionin, filmin, teatrin. Por shpresoj që mes studentëve të dalin dhjetë të talentuar të guximshëm, të cilët t’i thyejnë disa norma, në kuptimin që të bëhen prezentë jo vetëm me vizionin, kulturën, përkushtimin e tyre, por dhe në mënyra e teknika, të pandara nga ajo që vë në qendër njeriu i sotëm. Të pandara nga loja, interpretimi, i cili ka evoluar shumë.” Sipas Priftit, edhe pse ka shumë të rinj që kanë pasion e dëshirojnë të aktrojnë, në përgjithësi nuk është ndonjë që vërtet të shquhet në këtë drejtim, por interpretimi i tyre ka një ritëm të zbehtë, të vdekur. “Është shumë e nevojshme që edhe të prezantohen jashtë, të marrin çmime, pasi nëpërmjet një lloj vlerësimi atje bëhen të dukshëm, të kapshëm dhe kështu do të mund të hyjnë në marrëdhënie, bashkëpunime. Koproduksioni është i domosdoshëm sot. Ne jemi rritur ndryshe, nëpërmjet një teatri, televizioni që kishte problemet e veta, ishte ideologjik, i programuar në atë kohë dhe një prodhimi kinematografik jo të paktë, por që ishte gjithmonë nën vëzhgim. Sot të rinjtë kanë mundësinë e problematikës, që mund ta trajtojnë shumë më gjerë, me një teknikë shumë më të zhvilluar. Por duhet parë si thelbësore vendosja e njeriut në qendër, temat sociale. Tema të tilla janë të mundshme, por kërkojnë një përvojë jetësore, një kontakt. Diploma që merret nga dy shkollat e artit sot është e dhimbshme; duhet që këta të rinj, qoftë për një kohë të shkurtër, të marrin kontakte.”
Rixhirimi i “Flutura në kabinën time” dhe “Dhe vjen një ditë”...
“Film kurajoz” do ta cilësonte në vitin 1987 gazeta “Corriere della sera” filmin e Vladimir Priftit “Dhe vjen një ditë”, të prezantuar në festivalin e filmit në Venecia.
Ky moment duket se është i veçantë edhe për vetë regjisorin Prifti, i cili rrëfen se për hir të sistemit të atyre viteve shumë pak filma shqiptarë kanë marrë pjesë në festivale të kohës. “Kur lexova për herë të parë atë artikull, se filmi nuk fliste vetëm për vendin tonë, por problematika e tij ishte interesante edhe për shikuesin e jashtëm, ndjeva një lloj kënaqësie. Gjithmonë kemi qenë tepër të mbyllur ndaj botës dhe kështu kënaqësitë ishin tepër të mëdha. Madje, në atë artikull theksohej edhe se cilat janë arsyet që ky regjisor nuk vjen të bëhet prezent dhe të na flasë për këtë film”, - gjë që, siç thotë Prifti, ndodhi në Francë, kur ai bashkë me Kujtim Çashkun morën pjesë në festivalin e Monpeljesë, ku prezantuan dy filmat e tyre “Dhe vjen një ditë” (V. Prifti) dhe “Prilli i thyer” (K. Çashku). “Atëherë Shqipëria shihej si një vend i izoluar dhe mendohej se prodhimi kinematografik i asaj kohe ishte pak kontestues ndaj realitetit”, - vëren ai, ndërsa duket se jo rastësisht veçon si më se aktualë për ditët e sotme këtë film (“Dhe vjen një ditë”) dhe “Flutura në kabinën time”.
“Të them të drejtën, filmat me të cilët prezantohem më shumë në ditët e sotme janë këta dy filma”, - nënvizon Prifti, ndërsa lë të kuptohet se ka vërtet dëshirë t’i rixhirojë, nëse do t’i krijohet mundësia.
“Rastësisht kam parë një film të Torrnatores, “Tutti stano bene”, film që ka lidhje shumë me këtë periudhë që po jetojmë ne sot. Një baba, që niset nga Sicilia me ankthin e fëmijëve që kanë zënë vend në Romë, Napoli apo vende të tjera, që kanë hallet e tyre dhe nuk duan t’ia dinë si jetojnë prindërit, e gjëra të tilla. Afërsisht edhe filmi im “Dhe vjen një ditë”, edhe pse nuk e kishte fuqinë t’i hynte në thellësi, deri në palcë atij problemi për shkak edhe të kufizimeve të kohës, trajton këtë problematikë. Një njeri që abuzon me dhembshurinë e prindërve, një njëri që do të bënte karrierë, do të çante, por që në fund ndien atë zbrazëtinë boshe. Në këtë kuptim, filmi flet edhe sot. Ne e shohim këtë ambicie shpesh, një ego të lidhur jo thjesht me pushtetin, por edhe me paratë”, - komenton artisti.
Ndërsa te “Flutura në kabinën time” i pëlqen të ndalet veçanërisht në karakterin e Tomës, dobësinë e tij dhe marrëdhënien e tij me Fluturën, kësaj mësueseje fshati, që sheh vlera tek Toma që të tjerët nuk i shohin. “Është një kundërvënie e logjikës, që sot shumë të rinj jetojnë në prehrin e drogës apo pijeve alkoolike dhe kanë agresivitet të dhunshëm e gati të papërmbajtshëm. Shpesh kinemaja amerikane, italiane apo evropiane i trajton këto tema duke i riparë në një këndvështrim më të afërt me kohën. Të them të drejtën, do të kisha kënaqësi të rishikoja “Flutura në kabinën time” dhe të sillja një film tjetër me vlera të reja, por sigurisht edhe me një këndvështrim jo thjesht dramaturgjik, po që t’i afrohej rinisë sot”, - rithekson regjisori, duke shpjeguar se, edhe nëse nuk do të mundej të realizonte këtë, do t’i pëlqente që filmat të ruheshin dhe në një të ardhme të rixhiroheshin, qoftë edhe nga ndonjë regjisor tjetër
“Këmbëngulësi” Sandër Prosi
Nëse do të flasë për kujtime, ato janë pa fund. Të vogla, ngacmuese, të përmallshme... Për më tepër kur punon me aktorë si Sandër Prosi, Prokop Mima, Vangjush Furxhi, Guljelm Radoja, Robert Ndrenika etj., nuk ka sesi të jetë ndryshe. Porse në gjithë këta Ladi (siç e thërrasin miqtë e kolegët) veçon disa çaste që lidhen me xhirimin e “Udha e shkronjave” dhe interpretimin e Sandër Prosit si Dhaskal Todri. “Gjërat ishin interesante dhe racionale për mënyrën si u koordinuan që në fillim. Gjeta rastësisht një tregim në gazetën ‘Drita’, i cili më vonë u botua nga Dhimitër Shuteriqi edhe në një libër të veçantë bashkë me tregime të tjera të karakterit historik siç ishte ‘Buka dhe thika’, “Nëntori i dytë” etj. Mua më pëlqeu tregimi (‘Buka dhe thika’) dhe kërkova jo pak për të gjetur njeriun që do ta shkruante, Peçi Dadon, me të cilin jemi bashkautorë”, - sjell ndërmend Prifti, duke vlerësuar se në fakt elementi bazë në film është shpesh aktori. Ndaj në njëfarë mënyre mund të thuhet edhe se skenari u shkrua në sheshxhirim.
“Vërtet do të thuash sytë e Dhaskalit ishin të përlotur, por duhet që aktori ta krijojë këtë vërtetësisht. Duhet burimi i asaj gjendjeje emocionale, e cila bëhet me të vërtetë nga kontaktet, e ka të bëjë me atë tjetërsim të brendshëm të figurave. Aktori bëhet nervoz që të mos e bëjë këtë teknikisht”, - shpjegon Prifti teksa sjell ndër mend Prosin e madh. “Sandri bëri zgjidhjen teknike. Diku u duk ndonjë sy i ndjeshëm, apo ndonjë dridhje buze, por ishte teknike. Emocioni buroi atëherë kur një person që po bënte rrugën Vlorë–Dhërmi disa herë kaloi afër nesh, erdhi dhe i dhuroi Sandrit një kilogram rrush duke e çmuar si aktor”.
Pikërisht atëherë Sandri krijoi figurën e paharrueshme të Dhaskal Todrit. Ai sipas regjisorit Prifti, kishte me vete atë gamë artistike, që quhet kujtesë emocionale. “Njeriu i rikthen emocionet nën vlerën e gjykimit. Ato japin ndjesi dhe krijohet një nga portretet më interesante, ai i Dhaskal Todrit”. I kujtohet edhe se si Sandri nuk pranonte që në disa skena të vështira, kur i duhej të hipte në kalë ta zëvendësonin me një kaskador. “Kaloi orë të tëra me kalin. Kishte vështirësi se, e para, ishte moshë e thyer dhe e kishte të vështirë të hipte në kalë. E dyta, donte ta komandonte me sa më shumë vërtetësi. Sandri më ka çuditur, se në ditët e para, kur i hipi kalit e kishte të vështirë, derisa u ambientua dhe më pas vetë kali e njohu. Arriti të krijonte me kalin një marrëdhënie jashtëzakonisht të këndshme”.
Një hap nga Parajsa...
Që kur ishin studentë kishin pasur dëshirë të bashkëpunonin, porse pavarësisht miqësisë së mirë deri më sot nuk iu ishte dhënë rasti të shfaqeshin së bashku në një prodhim të këtij lloji.
Fakti që ka përkrah shokun e tij të hershëm, skenaristin Pëllumb Kulla, e bën Vladimir Priftin të ndihet mirë në projektin e tij të ri filmik. Për më tepër që këtë herë ka zgjedhur të vijë me një komedi, ndryshe nga herët e tjera. “Një hap nga parajsa” është projekti me të cilin Prifti ka fituar në Qendrën Kombëtare Kinematografike dhe në këtë fazë është në kërkim të bashkëprodhuesve. “Mendoj se brenda një periudhe 5-6 muajsh do të arrijmë të konsolidojmë marrëdhëniet financiare. Të them të drejtën, nuk kam bërë komedi më parë. Të gjithë filmat e mi janë të lidhur me dramën, diku-diku ka dhe vdekje”, - shprehet Prifti, duke shpjeguar se në këtë film trajton të njëjtën temë që ka trajtuar edhe “Në përvjetorin e martesës”: marrëdhënien ndërmjet brezit të moshuar dhe atij të sotëm. “Është një brez që ka dhënë kontribut të madh në të kaluarën dhe tani ndodhet në vështirësi kolosale përballë një të ardhure shumë të vogël, që e ka burimin te një pension që e merr në shtet, apo te një e ardhur emigranti.” Pikërisht kjo marrëdhënie dhe pafuqia e brezit më të vjetër janë boshti i komedisë filmike, e cila, sipas Priftit, është e ndërtuar me situata plot humor.
Në qendër të komedisë janë Vali (vajzë e re, punonjëse në organizmat shtetërore) dhe Marseli, një burrë i moshuar, që endet zyrë më zyrë për një rritje pensioni. Mes këtyre personazheve krijohet një marrëdhënie brezash dhe pikërisht këtu hyn dhe logjika e humorit, e shoqëruar edhe me sarkazëm. Vali, e cila ka krijuar ca kushte të mira, komoditet, një shtëpi të rehatshme etj., nuk e ka për gjë të hyjë në marrëdhënie gati përbuzëse me këtë plak, që kërkon me çdo kusht një rritje pensioni. Situata duket sikur nis nga aventura, por në fund gjërat thuajse përmbysen dhe Marseli kthehet në hero. Megjithatë, kërkesa e Marselit nuk përmbushet deri në vdekjen e tij, që sigurisht është një “vdekje tjetër”. Një linjë interesante në film përbën edhe marrëdhënia me medien, e cila “vrapon” drejt ekskluzivitetit dhe sensacionit! “Është një komedi satirë, interesante dhe problematike”, - vlerëson vetë regjisori, duke treguar se ka shumë karaktere të vegjël, ndaj edhe i kërkon të gjithë aktorët profesionistë. Por vështirësi mbart në vetvete edhe realizimi i dekorit nëpërmjet teknikave të reja, pasi në Qendrën Kinematografike apo të “dikurshmen” Kinostudio nuk ka ambiente të përshtatshme. Megjithatë, Prifti është në bashkëpunim me disa kompani daneze dhe beson se puna do të ecë mbarë. “Komedia është pëlqyer dhe jashtë. Është përkthyer në anglisht dhe është cilësuar një vepër simpatike dhe, të them të drejtën, më kujtohet një frazë e famshme e Fellinit: ‘Duhet t’u heqësh kapelën atyre që bëjnë komedi’, për arsye se mbajnë humorin e gjallë, sjellin optimizëm, sado satirë të ketë humori brenda.”
Pak për Priftin...
Vladimir Prifti, regjisor e producent ka lindur në Tiranë më 10.06.1942. Më 1964 mbaron studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. 1964-1971 punon si aktor dhe regjisor në Teatrin Popullor. 1974- 983 punon regjisor në studion “Albafilm”. 1996 themelon së bashku me Arben Lamin shoqërinë kinematografike “Eurofilm”.
Filmat e realizuar
1976 - “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”
1975 - “Aleksandër Moisiu“ (film dokumentar)
1978 - “Udha e shkronjave”
1978 - “Kur hidheshin themelet”
1982 - “Era e ngrohtë e thellësive”
1985 - “Kush vdes më këmbë”
1987 - “Dhe vjen një ditë”
1988 - “Flutura në kabinën time”
1998 - “Dasma e Sakos”
2002 - “Butrinti”
2003 - “Të bekuarit”
2004 - “Legjenda e baltës” (për O. Paskalin)
2005 - “Rruga Egnatia”
2008 - “Në përvjetorin e martesës” (skenarist)