Besa ne Eurovizion?

Besa ka kaluar dy fazat e para te konkursit duke u perzgjedhur nga juria e festivalit. Tashme ajo eshte e vetmja e huaj mes finalisteve rumune pretendente per te marre pjese ne Eurovizion.
“Ne Rumani u paraqiten 214 kandidate ne fazen e pare, ne te dyten 270 dhe ne fazen e trete finalistet ishin 24, midis te cileve jam edhe une”, eshte shprehur Besa.
“Ne kete moment eshte publiku qe voton. Eshte pak dizavantazh per mua pasi atje nuk me njohin”, shtoi ajo. Kenga eshte ne gjuhen angleze dhe titullohet “Nothing’s gonna change”.
“Kenga eshte e stilit ‘soul’, eshte e embel, interesante dhe permban nje mesazh per dashurine”, shprehet ajo.
Ideja per te perfaqesuar Rumanine ne Eurovizion sipas kengetares ka lindur nga kompozitori rumun me te cilin ajo po bashkepunon vitet e fundit.
Shpresat per te fituar? “Pak rendesi ka. Qellimi im eshte te promovohem edhe jashte. Fitorja e vertete: Te perfaqesoj Shqiperine ne Eurovizion”, shprehet Besa.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code