Ndahen çmimet e Globit të Artë, për kinematografinë

Fituesit e çmimit te ketij viti
Los Anxhelos, 12 Janar, 10:00, NOA - Në orët e para të mëngjesit në Los Anxhelos (SHBA), janë shpallur fituesit e trofeut kinematografik “Globi i Artë”.
Pjesmarrësit nga shoqata e Hollivudit për shtypin e huaj ndau çmimet për filmat kinematografikë dhe televizivë.
Çmimin "Golden Globe", Globi i Artë, si krijimi më i mirë e mori filmi "Slumdog millionaire", me regji të Danny Boyle. Ky film u nderua me çmime edhe për regjinë, skenarin dhe muzikën.
Filmi "Vikis Kristina Barcelona" i regjisorit Udi Allen u shpall fitues në klasifikimin e komedisë muzikore.
Aktori Miki Rurki mori Globin e Artë si aktori më i mirë për interpretimin e karakterit të mundësit, në filmin "The Ërestler".
Aktorja Kejt Uinslet fitoi dy Gobe të Artë, njërin si aktorja më e mirë në rol kryesor, për filmin "Revolutionary Road" dhe tjetrin si aktorja më e mirë në interpretimin e një roli dytësor në filmin "The reader".
c.a/NOA