E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramatika e Resulit



Disa shënime rreth “Gramatikës shqipe” të prof. Namik Resulit, botuar në numrin e fundit të revistës “Hylli i dritës”. Vepra e Resulit vlerësohet mjaft pozitivisht si në drejtim të risive që sjell, si një gramatikë që nuk është kufizuar vetëm në radhitje faktesh sinkronike, si dhe në pikëpamje të trajtimit krejt origjinal të argumenteve të tilla si klasifikimi i emrave në lakime apo i foljeve në zgjedh. Përmban shënime të rëndësishme të historisë shqipe, përdorime të traditës shkrimore të saj, rrethanat historike që kanë pengue unifikimin e një shqipeje të shkruar, arealin gjeografiko-territorial ku flitet shqipja, përfshi këtu edhe territoret jashtë Shqipërisë.

Gramatika e Resulit

Namik Ressuli u lind në Berat më 10 shtator 1908. U diplomua në glotologji në vitin 1935 në universitetin e Torontos. Nën udhëheqjen e profesorit të famshëm Matteo Bartoli, themelues i neolinguistikës italiane, ka mbrojtur tezën e doktoraturës :Mbi shtresëzimet në gjuhën shqipe”. Mbas përfundimit të studimeve universitare në vitet ’30 Namik Ressuli ka shërbyer si profesor në “Shkollën Normale” të Elbasanit, më pas në gjimnazin e Shkodrës dhe të Tiranës.

Nga viti 1939 dhe dhjetë vjet me radhë ka qenë profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Romës. Që prej viti 1948 ka qenë anëtar efektiv i “Qëndrës Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare”, pranë fakultetit të letërsisë në universitetin e Palermos. Gjatë viteve 1940 – 1944 ka qenë gjithashtu edhe inspektor Superior i ministrisë së arsimit dhe anëtar i “Institutit të Studimeve Shqiptare” në Tiranë.

Në vitin 1954-1955boton në Torino revistën “Shpirti shqiptar”. Kjo revistë përshkohet nga një frymë e thellë patriotike. Në të do të rrahën ndër të tjera edhe çështje të gjuhës sonë kombëtare.

Në vitin 1955-1975 Ressuli drejton katedrën e gjuhës shqipe dhe filologjisë lirike të Institutit Oriental të Napolit.

Namik Ressuli në studimet e veta ka pasur gjithnjë në qendër të vëmendjes çështje të dokumenteve të para dhe fillimit të traditës shkrimore të shqipes. Studime të tilla që lidhen me “Formulën e pagëzimit”, (1462) botohen edhe në Shpirtin shqiptar, I, n. 3, nën titullin “I piu antichi testi albanesi”. Në vitin 1955 në këtë revistë Ressuli boton edhe një studim në gjuhën italiane mbi fjalorthin e Arnold von Harfit. Kontributi i Ressulit në fushën e albanologjisë arrin kulmin me botimin e plotë të veprës së Gjon Buzukut në Romë në vitin 1958.

Meshari i Buzukut i kushtoi shumë kohë dhe përpjekje prof. Ressulit. Në paraqitjen e këtij studimi për lexuesin dhje studiuesin e historisë së gjuhës shqipe, autori nuk mungon të përmendë studime paraprijëse mbi veprën, duke filluar me Justin Rrotën O. F. M dhe përpjekjet e tij për transkriptuar e përshtatur për lexuesit shqiptar, për të vazhduar më pas edhe me botimet e pjesshme të veprës në vitin 1932 në revistën “Indogrecoitalica”, të ndërmarrë nga imzot Skiroi në bashkëpunim me papas gaetano Petrottas. Shihet se në qendër të vëmendjes së Ressulit mbeten në veçanti probleme të transkriptimit të veprës, çështje të përdorimit, e aplikimit të shenjave të caktuara grafike për të riprodhuar tinguj të caktuar në tekstin buzukian. Gjithashtu, Ressuli ka pajisur veprën me shënime që kanë të bëjnë me tekste biblike të përmbajtura në vepër, duke i shtuar në këtë mënyrë botimet në fjalë edhe një Tregues të teksteve latine të përkthyera nga Buzuku. Në parathënie të botimit të tij Russeli bën fjalë edhe për tekste të cilave nuk u është gjetur përgjegjësi latin, duke aluduar në këtë mënyrë për krijime të vetë Buzukut gjatë përgatitjes së Mesharit.

Një tjetër arritje e rëndësishme mbetet gramatika e shqipes. Paraqitja e kësaj vepre të Ressulit bëhet nga atë Giuseppe Valentini S. J në atë kohë titullari i lëndës së gjuhës e letërsisë shqipe në universitetin e Palermos. Në këtë paraqitje të at Valentinit kjo vepër e Resulit vlerësohet mjaft pozitivisht si në drejtim të risive që sjell, si një gramatikë që nuk është kufizuar vetëm në radhitje faktesh sinkronike, si dhe në pikëpamje të trajtimit krejt origjinal të argumenteve të tilla si klasifikimi i emrave në lakime apo i foljeve në zgjedhime. Valentini gjykon këtë vepër si të denjë për tu konsultue e përdorë në nivele universitare nga të gjithë studentët e gjuhës e letërsisë shqipe. Parimet metoda shkencore e Ressulit bëhen të qarta që në Hyrjen e veprës. Kjo hyrje mjaft e gjerë dhe gjithëpërfshirëse përmban shënime të rëndësishme të historisë shqipe, përdorime të traditës shkrimore të saj, rrethanat historike që kanë pengue unifikimin e një shqipeje të shkruar, arealin gjeografiko-territorial ku flitet shqipja, përfshi këtu edhe territoret jashtë Shqipnisë. Një vëmendje e veçantë u kushtohet dy dialekteve kryesorë të gjuhës sonë, vëmendje që nuk do të mungojë as në kapitujt përkatës gjatë trajtimit të argumenteve përkatës gramatikorë. Në hyrje të veprës trajtohet diversiteti i tyre tiparet themelore dalluese si vokalizmi, konsonantizmi etj. Në këtë gramatikë Ressuli trajton edhe diferencat morfologjike midis trajtëformave të këtyre dy dialekteve të shqipes. Këto diferenca janë dhënë me hollësi jo vetëm në hyrje të veprës, por edhe më tej, në kapitujt kushtue trajtimit të kategorive përkatës gramatikore. Në kapitullin e titulluar “Morfologia” në hyrje të veprës diferencat midis dialekteve vërehen në drejtim të formave emërore (shumësi i emrave), përemërore, foljore (aoristi, e ardhmja analitike, por jo e njëjtë në këto dy dialekte). Që në hyrje të veprës autori ka përdorë emërime specifike mbi të folmet e shqipes. Përmedim këtu emërtime si gegënishtja veriperëndimore (il zhego nordoccidentale), toksanishtja jugore (il sudtosco)etj. Një vend të rëndësishëm si në hyrjen e veprës, ashtu edhe në vazhdim të saj u rezervohet autorëve të vjetër të shqipes, duke filluar me Buzukun në veprën e tij, me synimin që kësaj gramatike t’i jepet edhe karakter diakronik, jo vetëm sinkronik. Në fakt, të dhënat gjuhësore mbi veprën e këtyre autorëve e sodomsh Buzukut do t’i gjejmë në kapituj të ndryshëm të gramatikës. Autori i atribuon gegnishtes fillimin e traditës shkrimore për shqipen. Formula e pagëzimit e përmendur në këtë hyrje të gramatikës, është bërë objekt studimi edhe në revistën “Shpirti shqiptar”, drejtue prej vetë Ressulit. “Meshari”, i Gjon Buzukut konsiderohet si i pari libër i shtypur në shqip i arritur në ditët tona. Po aty do të citohen autorë të tjerë vazhdues të kësaj traditë shkrimore të iniciuar me Buzukun si Pjetër Budi (1566-1623), Frano Bardhi (1606-1643), Pjetër Bogdani (1630-1689), P.Francesco Maria da Lecce(1716) e Gjon Kazazi.

Veçanërisht e pasur paraqitet bibliografia e vendosur menjëherë pas Hyrjes së Gramatikës. Ressuli ka radhitur në të qoftë punime mbi gramatologjinë dhe gjuhësinë shqiptare botuar nga studiues shqiptarë, qoftë studime të albanologëve të huaj si Baric, Buchholz, Fiedler. Nuk mungon citimi i gramatikave të hartuara nga studiues të huaj si Dozon, Aldegheri, Buserti, Durante, Ferrari, Haebler, Leotti, Pekmezi, Weigand, Xanoni etj.

Në pikëpamje të klasifikimit të emrave në shqipe Ressuli paraqet një interpretim krejt të vetin, duke sjellë në këtë rast tri lakime, e jo katër, siç i kishin gramatikat tradicionale të shqipes.9Emrat e shqipes paraqiten në bazë tipash, të shumtë për secilin prej lakimeve.Një vend të konsiderueshëm në përbërje të Gramatikës në fjalë zë trajtimi i fjalëformimit të emrave, një trajtim mjaft i gjerë, i pasur në nëndarje e shembuj të shumtë.10

Një vëmendje të veçantë meriton trajtimi i sistemit rasor të shqipes nga Ressuli.

Autori rendit në përbërje të sistemit rasor të shqipes rasat e mëposhtme: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, thirrore11 e rrjedhore. Që në fillim të këtij trajtimi mbi sistemin rasor vërehet prania e një rase të shtatë, karakterizuar nga fundorja ~t, emërtuar sipas Ressulit "vendore" .u

Kësaj rase të quajtur "vendore" B autori i ka atribuar një sërë funksionesh logjike: përveç funksionit të rrethanorit të vendit, edhe atë të plotësit të mjetit, të shprehjes së përbërjes lëndore, të shoqërimit, duke u shoqëruar sipas këtyre rasteve edhe nga parafjalë përkatëse.

Janë sjellë disa shembuj nga përdorimet e kësaj forme rasore të shqipes, e cila ka si tregues kryesor morfologjik fundoren -t.

Në rastet e përdorimit të mirëfilltë si rasë vendore, emri prihet nga parafjalët në, mbi:

n'ë dhomët s'kish njeri "nella stanza non c'era nessuno", mos hip mbi tryezët!"non salire sul tavolo", në malt kishte rënë dëbor'ë "in montagna era nevicato", mbi çatit ishin ca zogj"sul tetto c'erano alcuni uccelli", u ul nën list "si sedette sotto la quercia".14

Emri prihet nga parafjala me kur shërben si plotës i mjetit apo i shoqërimit:

me thikët presim"col coltello tagliamo", me miellt bëjmë bukën "con la farina facciamo il pane", po bisedonte me djalt "stava discorrendo con il ragazzo", erdhi me çupët "venne con la ragazza".

Pikërisht në këtë trajtim kuptohet se autori dallon kallëzoren nga kjo rasë e quajtur "vendore":

Nëse vendorja ndiqet nga një rjetër emër në gjinore apo nga një mbiemër a përemër, preferohet zëvendësimi i saj me katiëzore:

n'ë dhomën e Gjergjit s'kish njeri "nella stanza di Giorgio non c'era nessuno", hyri n'ë dhomën e madhe " entrb nella stanza grande", e preu me thikën e kuzinës "lo taglid con il coltello della cucina", me thik'ën e mpreht'e' "con il coltello affilato", e shkroi me pen'ën e saj "lo scrisse con la sua penna", erdhi me çupën e saj "venne con la sua ragazza"}5

Sillen gjithnjë si shprehje të kësaj forme rasore me fundoren -t edhe përdorimet e mëposhtme:

u betua p'ër kokët t'ë të birt "giurb sulla testa di suofiglio", luftoi gjithë jetën p'ër shpëtimt t'ë vendit''combattë tutta la vita per la salvezza del paese", punoj p'ër vetet time'lavoro per me stesso", p'ër shpresët t'ë të gjithëve "per la speranza di tutti", per shkakt t'ë humbjes t'et ndërpreu studimet "a causa della tnorte di suo padre interruppe gli studi".

Nuk mungon as në këtë paragraf citimi i Buzukut në lidhje me përdorimin e kësaj forme rasore të prirë nga parafjalët përkatëse.16

Në lidhje me terminologjinë e përdorur nga Ressuli në drejtim të kësaj forme rasore, do të ishte me vend të citoheshin këtu edhe mendime e emërtime ad hoc të studiuesve të tjerë të shqipes.

Selman Riza në punimin me titull Emrat në shqipe: Sistemi i rasavet dhe tipet e lakimit, Tiranë, 1965, f. 45, përdor termin trajtë sekundare e kallëzores së shauar, prof.dr. Shaban Demiraj variant sintaksorisht te kushtëzuar të kallëzores së s/7

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›