E Diel, 1 Nëntor 2026

Winehouse drejt altarit dhe familjes se madhe

Pasi ka hedhur prapa kraheve problemet me drogen dhe alkoolin, Amy Winehouse deshiron te rinise gjithcka nga e para duke kurorezuar per te dyten here ne altar martesen me ish bashkeshortin Blake Fielder-Civil.

Kengetarja britanike e martuar ne vitin 2007 ne Miami dhe e divorcuar ne 2009-en, ka organizuar gjithcka per martesen e dyte qe mendohet te zhvillohet ne Las Vegas. Cifti ka blere edhe nje shtepi ne Camden te Londres, ku mendon te rrise femijet.

Vlera e shtepise shkon deri ne 2.7 milione euro. Kohe me pare, e intervistuar nga “Sun”, kengetarja e muzikes pop-soul rrefehej se deshironte te kishte nje femije nga 27 vjecari. Do jete kjo hera e vertete? Problemi i vetem per momentin eshte se Amy nuk mund te hyje ne SHBA ku eshte shapllur person “non grata” qe ne kohen kur ajo perdorte droge.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›