Shfaqet në Teatrin Kombëtar "Elektra" e Sofokliut
Në Teatrin kombëtar u shfaq premiera e veprës "Elektra" të Sofokliut, me regji të Adonis Filipit. Tragjedia e dramaturgut të madh grek u luajt në skenën e teatrit nga një kastë e mrekullueshme aktorësh. Roli i Orestit u luajt nga Laert Vasili,i cili është njëkohësisht dhe përshtatësi i veprës në gjuhën shqipe.Aktorët e tjerë ishin Luiza Xhuvanin në rolin e Elektrës, Roza Anagnosti në rolin e Klitemnestrës, Bujar Asqeriu, Vajan Lami etj.
Kjo është hera e parë që vihet në skenë një tragjedi e tillë, e Sofokliut, që është luajtur në teatrot më të mëdhenj të botës.
Mesazhi që përcjell kjo pjesë është vendosja e drejtësisë në vend me të gjitha mjetet.