Trashëgimia e Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, mori pjesë në takimin e shtatë të Forumit për Trashëgimi Kulturore. Në këtë takim morën pjesë edhe Carole Poullec, përfaqësuese e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe Dimitris Moschopoulos, ndërmjetësues për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Gjatë këtij forumi, përfaqësuesit e MKRS-së prezantuan rezultatet, angazhimet, sfidat si dhe planet për realizimin e ideve në funksion të zhvillimit të mëtutjeshëm për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Po ashtu, në këtë forum u diskutua edhe për prioritetet dhe sfidat në lëmin e trashëgimisë kulturore për vitin 2010.
Fillimisht, në fjalën e tij të rastit, ministri Beqiri, tha se në këtë forum ne do t’i paraqesim angazhimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore. “Edhe pse një shtet i ri në hartografinë europiane dhe botërore, Kosova është një vend me traditë të lashtë dhe me një trashëgimi të pasur kulturore e historike dhe, e cila, vazhdon të jetë pjesë integrale e mozaikut të trashëgimisë së Europës. Me trashëgiminë e saj të pasur materiale e shpirtërore dhe me vlerat e veçanta e, njëkohësisht, universale të kësaj trashëgimie, Kosova është plotësisht e denjë për të qenë pjesë e natyrshme e trashëgimisë së begatshme europiane”, tha ministri Beqiri.
Ai shtoi se tashmë kur bashkekzistenca, bashkëjetesa dhe bashkëveprimi i vlerave të ndryshme kulturore është bërë një nga parimet udhërrëfyese të integrimeve të gjithëmbarshme rajonale e europiane, Kosova, me larminë dhe diversitetin e saj kulturor, përfaqëson një hapësirë ku vlerat kulturore i afrojnë dhe i bashkojnë njerëzit e këtij nënqielli, duke u bërë kështu një shembull i integrimit në emër të vlerave universale të një trashëgimie të përbashkët.
Natyrisht, siç u shpreh ai, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdojnë ta konsiderojnë prioritet ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore. “Në këtë kontekst, ne e vlerësojmë partneritetin dhe ndihmën e organizmave ndërkombëtarë në fushën e trashëgimisë kulturore. Për shkak të kapaciteteve të kufizuara materiale dhe profesionale, ne e mirëpresim bashkëpunimin dhe asistencën ndërkombëtare në realizimin e projekteve të ndryshme dhe në rrumbullakësimin e obligimeve për restaurimin e gjithanshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore”, shtoi Beqiri.
Në fund të fjalës së tij, ministri Beqiri tha se trashëgimia kulturore e Kosovës është një pasuri e përbashkët e të gjithë njerëzve të këtij vendi. “Kjo trashëgimi, përkatësisht ruajta, mbrojtja dhe promovimi i saj, është dhe do të jetë një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Vlerat e kësaj trashëgimie janë universale dhe ato, si të tilla, janë vlera të natyrshme të trashëgimisë europiane dhe botërore”, tha ministri Beqiri.
Ndërkaq, Dimitris Moschopoulos, ndërmjetësues i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, tha se pjesëmarrja e të gjithë akterëve në këtë forum ka rëndësi të veçantë si dhe, angazhimi dhe roli i tij do të jetë i karakterit teknik.