Puna e Çavdërbashës në Stacion

Pas një kohe të gjatë, puna e njëri prej skulptoreve më të mirë që ka prodhuar fusha e artit në Kosovë, Agim Çavdërbasha, po prezantohet. Kësaj here nuk është galeria e të ndjerit, por është Qendra për Art Bashkëkohorë “Stacioni”.
“Kthimi në të ardhmen: Agim Çavdërbasha ka të bëjë me të treguarit e një pune në një hapësirë tjetër, në një kohë tjetër dhe në rrethana të tjera”, thotë Alberta Heta, udhëheqës i kësaj qendre.
Punimi i cili do të prezantohet në këtë lokacion është: “Grate e Lybeniqit”.
Për Hetën, “Grate e Lybeniqit’ është një punë e vërtetë, dedikuar sociologut dhe filozofit Gani Bobit si dhe një punë e veçantë arti që në vete mban plagët e popullit të Kosovë.
”Kjo pune është e drejtpërdrejtë në qëllimin e saj për ta kapur kohën ashtu siç ishte – e vrazhdë, e pamëshire, dramatike, morbide, e dhunshme dhe me vdekjen që na ishte gjithandej. Kjo pune nuk është as e butë e as paqësore. As s’kërkon ndihmë e as s’është patetike në gjuhë. Kjo punë thjesht çirret dhe i flet popullit tonë”, thotë Heta.