Fëmijët e sëmurë, lidhet marrëveshja me Regione Toscana
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i shoqëruar dhe nga nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Firence të Italisë.
“është një marrëveshje e nënshkruar me një nga rajonet avangardë në fushën e shëndetësisë si Regione Toscana. Marrëveshja e nënshkruar është shumëplanëshe, në fushën e shkëmbimeve të ndërsjella mes dy vendeve. Shumë shpejt presim të kemi dhe një bashkëpunim me spitalin pediatrik Meyer, në Firence, një nga klinikat më të njohura pediatrike në Itali”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili në përfundim të vizitës.
Marrëveshja e nënshkruar mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Regione Toscana përmblidhet në gjashtë pika. Asetet institucionale dhe organizative, ekonomi, menaxhim dhe fushat me interes reciprok mes dy vendeve. Marrëveshja është firmosur për një periudhë prej tri vjetësh. Kjo marrëveshje është pjesë e një bashkëpunim të shtrirë në vite.
Rreth 300 specialistë të shëndetit janë trajnuar dhe kanë përfituar bursa studimi nga Universiteti i Firences ndër vite.
Regione Toscana, një nga rajonet avangardë në fushën e shëndetësisë në Itali ka një buxhet prej 7 miliardë eurosh në fushën e shëndetësisë.
#