E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket shperblime ne baze te punes

Kujdesi shëndetësor: Financim shtesë sipas cilësisë që u ofrohet pacientëve

Në bazë të kontratave që Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka me Qendrat Shëndetësore, do të shpërndahet pagesa për performancë për personelin mjekësor.

Rajonet që përfitojnë pagesën më të lartë janë Berati, Dibra, Fieri, Gjirokastra, Kukësi, Shkodra, Lezha, Vlora, Tirana. Për këtë periudhë kontraktuale, parashikohet të shpërndahen rreth 260 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve të qendrave shëndetësore. Nga ky fond përfitojnë rreth 9350 punonjës nga të cilët rreth 2 mijë mjekë familje e të përgjithshëm dhe specialistë, 6600 infermierë. Fondet për përballimin e pagesave për performancë janë transferuar tashmë në llogaritë bankare të Qendrave Shëndetësore, të cilat kanë nisur të veprojnë menjëherë për shpërndarjen e tyre brenda muajit dhjetor.

Rezulton se treguesi i performancës, numri i vizitave të kryera nga mjekët është realizuar në: 80% nga 200 Qendra Shëndetësore; në nivele 50-79% nga 135 qendra dhe në nivele nën 50% nga 81 qendra. Ndërsa treguesit e bonusit janë realizuar mbi 50% nga mbi 150 qendra. Matja e cilësisë së shërbimit bëhet përmes 9 indikatorëve, mes të cilëve, përqindja e pacientëve të regjistruar që janë vizituar për herë të parë gjatë vitit; përqindja e grave shtatzëna që marrin vizitën e parë të detyrueshme nga personeli shëndetësor, brenda tremujorit të parë; përqindja e fëmijëve të moshës 0 – 1 vjeç që kanë kryer vizitat e detyrueshme; përqindja e stafit që merr pjesë në Edukimin Mjekësor të Vazhdueshëm. Mbështetur në realizimin e këtyre treguesve për vitin 2010, rezulton se 416 qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor të përfitojnë në disa raste, deri në një pagë mujore shtesë, kundrejt realizimit të treguesve përkatës. Numri i planifikuar i vizitave nga mjekët e përgjithshëm e të familjes në shkallë republike është realizuar rreth 84%, ndërsa treguesi i cilësisë apo bonusi është realizuar në masën 56%.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›