Wisner: Kosova anëtare e familjes së shteteve

Ish-ndërmjetësi për statusin e Kosovës, ambasadori amerikan Frank Wisner ka vlerësuar se Kosova është anëtare e familjes së shteteve, përkundër faktit se serbët po përpiqen të fusin konceptin e statusit neutral.Ai po ashtu ka thënë se Plani i Ahtisaarit ka filluar të implemtentohet ndërsa ka parashikuar që politika e administratës së re amerikane për Ballkanin do të vazhdojë në gjurmët e atyre pararendëse.Në një intervistë për "Zërin e Amerikës, ambasadori Wisner ka theksuar se 10 muajt e parë të pavarësisë së Kosovës kanë ecur mirë dhe vëmendja duhet përqendruar tek ajo që është arritur.I pyetur ndërkaq, nëse misioni EULEX mund të mbajë një qëndrim për status neutral në Kosovë, Wisner ka thënë: "Serbët po fusin konceptin e statusit neutral, sepse nuk e kanë pranuar statusin, por Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për paanësi në këtë status: Kosova është anëtare e familjes së shteteve dhe pikë", është shprehur ai.Përkundër dublimit të misioneve, Kosova sipas ambasadorit Wisner është e pavarur dhe plani Ahtisaari ka filluar të funksionojë. "...Plani Ahtisaari është korniza e pavarësisë pothuajse njëvjeçare të Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe për disa kohë. Nuk besoj se po anashkalohet. Besoj se është në thelb të angazhimit amerikan për paqen atje dhe i angazhimit të vetë Kosovës për pavarësinë dhe të ardhmen e saj".