Greqi, përleshje para Parlamentit

Përleshje para ndërtesës së Parlamentit grek mes manifestuesve dhe policisë. Gurë dhe bomba molotov kanë hedhur protestuesit, ndërkohë që vendi është në grevë të përgjithshme, organizuar nga sindikatat.
Policia ka kundërsulmuar me gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmën. Kjo është dita e pestë, në të cilën Greqia dhe kryesisht Athina janë përfshirë ne kaos, për shkak te protestave te dhunshme te vazhdueshme. Shkak për nisjen e trazirave është bërë vrasja e një të riu grek të shtunën nga një patrullë e policisë.