Withers: Presione politike ndaj kryeprokurores. Rama: Krimi është sofistikuar
Ambasadori amerikan, Xhon Withers i dha nje tjeter mbeshtetje te forte kryeprokurores Ina Rama, duke vleresuar punen e saj dhe te organit te akuzes si teper profesionale. Deklarata e Withers, vjen nga Prokuroria e Tiranës, ku mori pjese nje takim me prokurore te njësisë kunder korrupsioni Task-Force.
“Zyra e Prokurorit te Pergjitshme eshte nje institucion i vecante. Kryeprokurorja Ina Rama, ka shfaqur perkushtim per ruajtjen e integritetit dhe pavaresise se Prokurorise. Ajo ka paraqitur profesionalizem dhe e ka realizuar punen permes shume veshtiresive ku eshte ndeshur me presione politike te te dy kraheve. Prokurorja ka patur edhe pengesa te tjera ligjore persa i perket imunitetit dhe te gjitha keto ne menyre qe puna e saj te anoje nga njera ane apo nga tjetra. Prokuroret duhet te mbeten te pavarur dhe te lire ndaj cdo presioni politik, pasi detyra e tyre eshte te ndjekin provat” tha Withers.
“Lufta kundër këtij lloj kriminaliteti është konsideruar si një prioritet i punës sonë. Këtro njësi janë krijuar për të përfaqësuar në të gjithë dimensionin e tij real nevojën për të fokusuar punën dhe energjitë në një sektor vital për ekzistencën e shoqërisë shqiptare. Krimi është sofistikuar në ditët e sotme, vecanërisht ai ekonomik dhe korrupsioni. Atë nuk e gjen më në formën e tij klasike. Ky lloj kriminaliteti shfaqet sot agresiv, i rafinuar, i mirëorganizuar, i aftë të zhvillohet në dukej në petkun e një aktiviteti të ligjshëm. Trajnimi më i specializuar në këtë fushë do të ishte i vlefshëm njësoj edhe për gjyqtarët që gjykojnë raste të tilla duke qenë se kemi të bëjmë me forma të reja të kriminalitetit dhe me metoda të posacme të hetimit të këtyre veprave penale” tha Rama.
Njesia e luftes kunder krimit ekonomik dhe financiar, Task-Force, mbeshtetur nga qeveria amerikane, konsiderohet si nje nga hallkat me te forta te ndjekes penale ne vend.
Denada Shkodrani
Azhornuar së fundi ( e hënë , 08 mars 2010 ) < I mëparshmi