SHBA, 42 mijë dollarë për shkollën e trajnimit policor
42 mije dollare eshte donacioni i qeverise amerikane nepermjet misionit ICITAP, per shkollen e trajnimit policor. Ambasadori amerikan ne Tiranë, Xhon Withers, vleresoi se kjo dhurate do t’i sherbeje rritjes se profesionalizmit te policise shqiptare.
“Jam i nderuar qe ne emer te qeverise se SHBA-se po i dhuroj shkolles se trajnimit profesional te policise kete donacion, i cili besoj se do te vleje per trajnime me efikase. Cdo trajnim eshte i dobishem, pasi studentet e miretrajnuar do t’i sherbejne me mire Shqiperise” tha Withers.
“Donacioni i sotëm është një kontribut i rëndësishëm për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për mësimdhënien. Ai pason një sërë donacionesh të tjera të rëndësishme sic ishin ato të para pak muajve, poligoni virtual Staz, mjetet dhe pajisjet për përgatitjet taktiko-fizike, manualet e hetimit të krimit komjuterik, etj. Të gjitha këto përbëjnë vlera të shtuara në procesin e rëndëishëm të përgatitjes së oficerëve, zbatimit të ligjit, të aftë për t’u përballur me krimin dhe kriminelët, të denjë për të veshur uniformën e policisë së shtetit, të gatshëm për të sfiduar dhe për të goditur fenomenet korruptive dhe gjithmonë të aftë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve” tha ministri i Brendshëm Lulezim Basha.
Donacioni i qeversie amerikane per akademine e policise konsistonte ne pajisjen e 15 klasave me mjete mbeshtetese per trajnimin e punonjesve te rinj te policise se shtetit.
Denada Shkodrani Azhornuar së fundi ( e hënë , 08 mars 2010 ) < I mëparshmi