Withers: Prokuroria të hetojë përgjegjësit e tragjedisë pavarsisht statusit politik
Ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Withers ka kometuar sot hetimet e deritanishme të tragjedisë së Gërdecit. Lidhur me këtë çeshtje Withers ka kërkuar që Prikuroria të dënojë përgjegjësit e ngjarjes pa dallim, pa kursyer as ata me status politik. Pohimi i ambasadorit të SHBA ka ardhur sot gjatë një aktiviteti në Prokurorinë e Përgjithshme për teknikat e hetimit financiar, ku ishte e pranishme dhe kryeprokurorja Ina Rama. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin plotësisht zhvillimin e plotë të hetimeve, është shprehur ai , duke përmendur ndihmën që do të japin 6 ekspertët e FBI-së. Withers ka shprehur dëshirën që Prokuroria e Përgjithsshme do të mund të mund të japë dënimin e duhur ligjor. Ambasadori amerikan nuk ka nguruar të japë këshillojë banorët e Gërdecit që të mos kthehen nëpër banesat e tyre pasi rreziku është evident. Banorët nuk duhet të kthehen deri sa zona të pastrohet dhe të sigurohet plotësisht.