Licencimi nga Ministria e Ekonomisë
Autori i Lajmit: red.
Rreth 160 subjekte private po ushtrojnë aktivitet minerar privat në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, pas licencimit të tyre nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Aktiviteti kryesor nga subjektet private është përqëndruar në burimet natyrore të gurëve gelqerorë, argjilës, mineraleve nëntokësore, etj. Kështu, deri në fund të muajit Qershor 2008, në rrethin e Tiranës, janë dhënë 46 leje minerare shfrytëzimi, kryesisht, gurësh gëlqerorë, me sipërfaqe të liçensuar 5.6212 km 2. Ndërsa për rrethin e Krujës, numërohen 56 leje minerare shfrytëzimi, kryesisht argjila dhe gëlqerorë, me sipërfaqe të liçensuar 7.4475 km 2. Në Elbasan ushtrojnë aktivitetin 18 subjekte private, të pajisura me leje minerare shfrytëzimi, kryesisht argjila dhe gëlqerorë dhe më pak për mbetje Fe-Ni (Hekur-Nikel) si dhe gips, me sipërfaqe të liçensuar 1.46 km 2. Numri i subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në Kavajë llogaritet në 15. Ato janë të pajisura me leje shfrytëzimi, kryesisht, gips dhe alabastër, me sipërfaqe të liçensuar 1.0885 km 2. Zhvillim të dukshëm ka pësuar aktiviteti minerar edhe në rrethin e Librazhdit ku janë pajisur me leje shfrytëzimi 24 subjekte private, kryesisht në leje për shfrytëzimin e gurit gëlqeror dhe më pak krom me përmbajtje 36% Cr2O3, të cilët punojnë në një sipërfaqe të liçensuar prej 1.679.675 km 2.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008