E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, Në GJND sot Kina, Kroacia Danimarka e Qipro

HAGE- Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, nis sot java e dytë e procesit të interpretimit juridik të deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Sot do të paraqesin qëndrimet e tyre Kina, Qipro, Kroacia dhe Danimarka.

Me interesim të veçantë është duke u pritur argumentimi i Kroacisë, si një nga vendet që dikur ka bashkëjetuar me Serbinë.

Statusi i republikave të dikurshme të ish-Jugosllavisë është përmendur në disa raste në qëndrimet e shteteve që kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, të cilat kanë pohuar se me rastin e pavarësimit të tyre, askush nuk e ka kontestuar këtë proces apo cilësuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Kroacia e ka njohur Kosovën më 5 mars të vitit 2008. Në mbrojtje të pavarësisë pritet të dalë edhe Danimarka, e cila shtetin e ri e ka njohur vetëm katër ditë pas krijimit të tij, më 21 shkurt të vitit 2008.

Kina dhe Qiproja nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në paraqitjen e tij me shkrim në gjykatë, Kina vlerëson Rezolutën 1244 si bazë politike dhe ligjore për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Kjo rezolutë ka rregulluar një zgjidhje politike për rastin e Kosovës dhe qëllimi i saj ishte për të t'i japë Kosovës një autonomi thelbësore brenda kufijve të RFJ-së.

Në diskutimet e deritashme të procesit, i cili sot hyri në javën e dytë, argumentet e tyre pro pavarësisë i kanë paraqitur vetë Kosova, Shqipëria, Gjermania dhe Arabia Saudite, Bullgaria, Austria. Argumentet kundër kanë paraqitur Serbia Bolivia, Brazili, Azerbajxhani, Bjellorusia, Argjentina.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›