LSI, Meta: Pensionin e Berishës e siguron Fazllic
Gjatë një takimi me pensionistet,kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta tha se kryeministri ju fsheh diskutimit në lidhje me rrezimin e projektligjit te propozuar nga LSI për moshën e tretë, për shkak se nuk i intereson ky ligj, pasi pensionin e vet ia siguron Fazllic.
TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e quajti të turpshëm qëndrimin e mazhorancës e cila rrëzoi në kuvend projektligjin e propozuar nga LSI për moshën e tretë, i cili konsistonte në një pension të 13-të për cdo person të moshës së tretë, dhe ngritje të institucioneve të kujdesit për moshën e tretë nga pushteti vendor në të gjithë vendin.
Gjatë një takimi me pensionistet, Meta tha se kryeministri ju fsheh diskutimit dhe debatit në lidhje me këtë ceshtje për shkak se nuk i intereson ky ligj pasi pensionin e vet ia siguron Fazllic. Sipas Metës, aprovimi i këtij projektligji do të përmirësonte ndjeshëm gjendjen njerëzve që i përkasin kësaj shtrese.
“Të gjithë jemi të sigurtë se asnjë pensionist në qytet nuk mund ta mbajë frymën gjallë me 12.500 lekë në muaj, dhe as një pensionist në fshat nuk mund të mbijetoje me 6.000 lekë në muaj. Ndihma për moshën e tretë duhet të jetë prioriteti i parë për klasën politike në vend, kjo duhet të jetë një çeshtje urgjente që duhet zgjidhur. - tha Meta, gjatë fjalës së tij në seancën e djeshmë të kuvendit.
(e.n/News24/Balkanweb)