Sarandë-Butrint-Konispol, rruga ilegale drejt Greqisë
Aksi Sarandë-Butrint-Konispol vazhdon të jetë vija që ndjekin numri i madh i klandestinëve, të cilët nuk kanë hequr dorë nga tentativat për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin ne drejtim te tokës helene.
SARANDE- Rrugëtimi i klandestinëve drejt kufirit tokësor me Greqinë vazhdon të paraqitet një dukuri e shpeshtë që kalon përmes peripecish të shumta duke nisur nga Lundra e Butrintit dhe që shoqërohet nga ankthi i përplasjes së mundshme me patrulla kufitare në të dyja anët e kufirit. Aksi Sarandë- Butrint- Konispol vazhdon të jetë vija që ndjekin klandestinët që nuk kanë hequr dorë nga tentativat për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Gjatë udhëtimit të tyre, ata ndjehen qytetarë të pa shqetësuar nga kontrollet policore deri sa kanë zbritur në stacionin e fundit në Butrint.
Madje edhe në kapërcim të Lundrës së Butrintit ata janë ndjerë të qetë pasi nuk i ka pritur si zakonisht postblloku i policisë kufitare. Edhe pas kalimit të këtij momenti edhe udhëtimi i tyre në këmbë i cila ka vijuar nëpër fushat e Xarës për të dalë në Konispol, vijon i qetë.
Kalimi i klandestinëve në shtigjet e verbëta mundësohet nga persona që e njohin mirë, nga përsëritësit e kësaj aventure, apo nga rrëfyesit e rrugës së tyre.
Rrugëtimi i klandestinëve në këtë zonë bën që të shtohet edhe ankthi i përplasjes së mundshme me patrulla kufitare nga të dyha anët e kufirit kur ata duken të vendosur përgjatë rrugëtimit të tyre. (a.r/news24/balkanweb)