E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fierzë, telat e korentit shfaqin rrezik për banorët

Në fshatin Porov të komunës Fierzë në Pukë, frika nga korenti mban në ankth familjet e këtij fshati pasi linjat e tensionit të lartë kalojnë vetëm pak metra mbi banesat e tyre. Kontakti me telat e tensionit të lartë është një rrezik i përditshëm që nga viti 1997. 

PUKË- Tetë familje nga Puka rrezikojnë çdo ditë kontaktin me telat elektrik të tensionit të lartë që vijnë nga nënstacioni i Fierzës. Telat elektrik të tensionit të lartë që përçojnë një energji 10 mijë kilovolt nga nënstacioni i Fierzës deri në nënstacionin elektrik të Elbasanit kalojnë në distancës 6 metra mbi tetë banesa të familjeve Gjoka në fshatin Porovë të Fierzës. Sipas rregullores telat e tensionit të lartë duhet të jenë shumë kilometra larg zonave të banuara, por në këtë rast ato janë vetëm 6 metra nga shtëpitë duke e bërë të frikshme çdo ditë të jetesës në to.
Këto tela u vendosën në vitin 1997 ,bas një defekti të telave të vjetër në përcjelljen e energjisë, u deklaruan në atë kohë se do të ishin të përkohshëm, por prej 12 vitesh askush nuk është interesuar për to. Kontakti me njërën prej këtyre telave, apo rrëzimi i njërës prej tyre mbi banesa do të thotë vdekje për banorët çatia e të cilëve është vetëm 6 metra larg ka kabllot e tension të lartë që përçojnë energji nga Fierza drejt Shqipërisë së mesme. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›