E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRRT e Shkodrës bllokon ndërtimin e pallateve mbi 8 kate

KRRT e Shkodrës vendos bllokimin e ndërtimit të pallateve mbi 8 kate në këtë qytet. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së fundit të KRRT-s së Shkodrës, dhe lidhet me planin rregullues të qytetit. Por duket se ka patur kundërshtime për një vendim të tillë. 

SHKODËR- Prej vitesh qyteti më i madh veriorë është përshirë nga ndërtimi i pallateve mbi tetë kate në periferi dhe qendër të tij. Tashmë asnjë ndërtim nuk do të jetë më shumë se tetë kate në qytetin e Shkodrës. Ky ka qenë vendimi i KRRT-së së Shkodrës i cili u mor në mbledhjen e pak ditëve më parë. Konfirmimi ka ardhur nga shefja e urbanistikës pranë Bashkisë së Shkodrës Aida Shllaku, e cila bëri të ditur se një vendim i tillë lidhet me planin rregullues të qytetit.
Por qytetarët shkodranë kundërshtojnë këtë vendim të Bashkisë, sipas pallatet e reja shumëkatëshe që po ndërtohen kanë filluar të zbehin ato vlera muzeale që trashëgon ky qytet, pasi të gjitha shtëpitë muzeale shkodranë po hijezohen çdo ditë e më shumë nga këto ndërtime.
Sipas banorëve ndërtimi i pallateve të reja nuk duhet të kalojë 5-katet për ndryshe krijon një pamje jo të bukur të këtij qyteti. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›