Kostituohet Kolegji Zgjedhor, Spahiu: Gjykim të paanshëm
Kolegji Zgjedhor, përbëhet nga 8 gjyqtarë, të cilët u zgjodhën pak kohë më parë nëpërmjet një shorti të organizuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë
TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njoftoi konstituimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili do të shqyrtojë ankimet që mund të kenë subjektet politike lidhur me zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen në 28 Qershor 2009 në vendin tonë.
Gjatë një takimi me anëtarët e këtij Kolegji, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisië, Kreshnik Spahiu shprehu rëndësinë që ka Kolegji Zgjedhor për garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në vend. Spahiu kërkoi nga anëtarët e Kolegjit, gjykime të paanëshme dhe zbatim me rigorozitet të ligjit.
Kolegji Zgjedhor, përbëhet nga 8 gjyqtarë, të cilët u zgjodhën pak kohë më parë nëpërmjet një shorti të organizuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Krijimi i këtij Kolegji, parashikohet në Kodin e ri Zgjedhor, i cili u miratua vitin e kaluar nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë
(s.g/ATSH/BalkanWeb)