Withers për zgjedhjet
“Nuk shoh asnjë arsye se pse shqiptarët duhet të jenë të kënaqur me zgjedhje që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare. Për votuesit shqiptarë nuk duhet të ketë status të dorës së dytë. Votuesit shqiptarë duhet të kenë të njëjtën të drejtë, të njëjtën siguri, të njëjtin besim që procedurat e tyre të zgjedhjeve të jenë po aq të mira sa kudo tjetër. Populli shqiptar e meriton këtë. Dhe, derisa të përmbushen këto standarde, atëherë gjithçka që nuk synon të përmirësojë, të çojë përpara, të arrijë atë standard më të lartë, mua nuk më duket se ka shumë të bëjë me atë çka u nevojitet njerëzve – nëse këto zgjedhje, si ishin në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, nuk më duket se ka shumë rëndësi. Ajo që nevojitet është se si janë në krahasim me normat ndërkombëtare”.
#