Withers takim lamtumire me Topin
Withers ka hyrë në selinë e presidencës në mesditë në një takim protokallar. Nuk dihet ende se Withers ka hyrë në selinë e presidencës në mesditë në një takim protokallar.
Kreu i Shtetit theksoi se z. Withers "do të mbetet i pazëvendësueshëm në kujtesën e popullit dhe institucioneve shqiptare për dashurinë, përkujdesjen dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të bërit diplomaci me një mendësi moderne, të shoqëruar dhe me kontributin e madh në përforcimin e urave të komunikimit dhe miqësisë tradicionale që lidh dy popujt dhe vendet tona."
Nga ana e tij, Ambasadori amerikan Withers e ka falenderuar Kreun e Shtetit shqiptar për ndihmesën dhe mbështetjen personale dhe institucionale. Sipas njoftimit mësohet se, diplomati i lartë ka theksuar se po largohet nga vendi ynë me kujtimet më të mira për këtë periudhë më tepër se tre-vjeçare dhe me bindjen se asgjë nuk do ta ndalë popullin shqiptar që me vlerat, energjinë dhe vendosmërinë e tij të ndërtojë një Shqipëri të bazuar mbi vlerat universale të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe rritjes së mirëqenies së gjithanshme.
Mësohet se Withers do të largohet nga Shqipëria gjatë muajit gusht pas përfundimit të mandatit të tij.