E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Bashkëpunoni pavarësisht bindjes politike

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth dhe amabasadori i KE-së Ettore Sequi kanë kërkuar sot bashkëpunim mes pushtetit lokal pavarësisht përkatësië politike. Duke folur në seminarin e KiE-së me pushtetin vendor, kreu i OSBE-së Wollfarth theksoi se është mjaft e rëndësishme që të punohet përtej barrierave politike. 

“Ndihmoni qytetarët të përfshihen në vendimarrje, për të ndërtuar ambient pune profesional, jepini zgjidhje vështirësive në komunitetet për të ndërmjetësuar për nevojat me qeverisjen vendore dhe për të përshpejtuar bashkëpunimin pavarësisht barrierave politike në përfitim të komuniteteve tuaja”- tha ai.

Sipas tij, avokatësia ndaj neovjave dhe puna përtej barrierave politike janë dy cështje shumë të rëndësishme që duhet të udhëheqin të zgjedhur vendorë.

“Ju nevojitet një organizëm bipartizan kombëtar për të bërë avokatinë për ju e të shtrini shërbimet. Pavarësisht ndasive politike loboni bashkë në nivelet qëndrore, duke qenë konstruktivë dhe jo militantë”- tha ai.

Ndërsa kreu i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka deklaruar se duhet të përmirësohet shërbimi publik dhe për këtë sipas tij duhet të plotësohen dy kushte ku e para është transparenca dhe e dyta është përgjegjësia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›