E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, debate për regjistrimin e popullsisë

Mosmarrëveshjet brenda Komisionit Shtetëror të Regjistrimit po rrezikojnë fillimin e regjistrimit të popullsisë maqedonase në fillim të muajit tetor.
 

Ligji për regjistrimin e popullsisë thekson se qytetarët e Maqedonisë që jetojnë më shumë se 12 muaj jashtë vendit mund të regjistrohen, por anëtarët e KSHR-së e komentojnë ndryshe nenin 40 të ligjit që ka të bëjë me këtë çështje.
 

Anëtarët shqiptarë dhe të komuniteteve pakicë në KSHR janë të mendimit se ligji mundëson që të regjistrohen të gjithë ata qytetarë që jetojnë jashtë vendit, dhe që kanë ardhur dhe qëndruar një herë apo më shumë në Maqedoni një vit para regjistrimit.
 

Ekspertët maqedonas janë deklaruar kundër përfshirjes së kategorisë së emigrantëve, që çdo vit vizitojnë shtëpitë dhe të afërmit e tyre në vendlindje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›