E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç:Nuk bisedojmë me Prishtinën

Kreu i delegacionit serb në bisedimet teknike me Kosovën, Borisllav Stefanoviç deklaroi se dialogu me Prishtinën do të shtyhet, deri në kohën kur Serbia të arrijë rezultate konkrete për krizën në veri të Kosovës në bisedimet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Pas takimit të mbrëmshëm në Bruksel të shtyrë për këtë çështje, kryenegociatori serb u shpreh se fillimisht do të bisedohet me përfaqësuesin e BE-së, Robert Kuper, dhe atë të SHBA-ve, Filip Riker, rreth situatës në Jarinë dhe Bërnjak.

Mediat kosovare citojnë Stefanoviç, i cili ka shprehur indinjatën e tij për tensionin në veri duke theksuar se është absolutisht e pamundur të bisedohet për telekomunikacionin, energjinë elektrike dhe bashkëpunimin rajonal kur mes dy palëve ka përplasje. Sipas tij bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë nëse arrihen rezultate konkrete rreth Jarinës dhe Bërnjakut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›