Wollfarth: Duhet angazhim për reformat dhe drejtësinë

“Për 15 vjet, Prezenca e OSBE-së e ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e reformave gjithëpërfshirëse, duke ndihmuar në konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të institucioneve kombëtare”, tha ambasadori Eugen Wollfarth në ceremoni.
“Gjatë 15 viteve të fundit, është bërë përparim i ndjeshëm. Falë punës së madhe dhe përkushtimit të qeverisë aktuale dhe atyre të mëparshme, sot shohim një Shqipëri më të fortë, më të gjallë e më të mirë. Gëzimi më i madh që ndaj me qytetarët shqiptarë është liberalizimi i vizave. Me krenari mund të them se Prezenca e OSBE-së ka kontribuar në përparimin që ka bërë ky vend. Jam veçanërisht krenar që Prezenca ka kontribuar në procesin e reformave që kulmoi me liberalizimin e vizave Shengen. Në vitin 2012, ndërsa Shqipëria feston 100-vjetorin e pavarësisë së saj, unë u bashkohem të gjithë atyre që duan të shohin të bëhen përpjekje më të mëdha në agjendën e reformave”, theksoi ai.
Wollfarth shtoi se Parlamenti është vendi ku mund dhe duhet të ndodhë debati demokratik. “Sot vëmë re me kënaqësi progresin e bërë në lidhje me miratimin e ligjeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvend tregoi sesi një dialog midis partive mund të jetë efektiv në të mirë të popullit. Ne shpresojmë të shohim zhvillim të mëtejshëm të reformës zgjedhore, gjyqësore dhe parlamentare”, shtoi ai.
Ambasadori i OSBE-së tha se shpresonte të kishte më shumë përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe trafikimin. “Shpresojmë të shohim angazhim dhe përfundim në kohë dhe cilësor të reformave. Shenjat e kohëve të fundit kanë qenë inkurajuese. Çfarë nevojitet për hapat në vazhdim? – një ndjenjë e dukshme kompromisi, drejtësi dhe vullnet i mirë për të qenë të frytshëm dhe një besim që duhet përforcuar më tej”, vijoi. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri u krijua nga Këshilli i Përhershëm i OSBE-së më 27 mars 1997. /Start/
2012-03-27 11:35