E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takon zv/ndihmësin amerikan të Shtetit

 Meta u shpreh se Shqipëria ngadalësoi agjendën e saj integruese në dy vitet e fundit, në mënyrë të panevojshme, dhe se kjo duhet te shërbejë si një mësim për të ardhmen.

Në këtë drejtim, Meta vuri ne dukje përmirësimin e klimës politike gjate muajve te fundit dhe theksoi rendësin e konkretizimit te shpejte te reformave, në përputhje edhe me Planin Kombëtar të Veprimit, të miratuar së fundmi.

Nga ana e tij, Reeker u shpreh se SHBA mbështet plotësisht përmbushjen e 12 prioriteteve të Bashkimit Evropian dhe marrjen e statusit te kandidatit, duke theksuar se fokusimi ne zbatimin e Planit për Veprim është i rëndësishëm për ecurinë e integrimit evropian të Shqipërisë.

Meta dhe Reeker ndanë të njëjtin mendim se Shqipëria dhe rajoni kanë përjetuar një zhvillim të madh gjate 20 viteve të fundit. Meta viziton Uashingtonin për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Evropës Juglindore. /Start/

                                                                                             2012-03-27 15:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›