E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pret Obe: Statusi të merret këtë vit

Gjatë takimit, Topi bëri një përshkrim të shkurtër të situatës në rajon dhe të zhvillimeve më të fundit në vend, duke vënë në dukje objektivin kryesor të shtetit shqiptar, “përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian brenda vitit 2012, që përkon edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë”.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit shqiptar dhe Ambasadori britanik ndanë të njëjtat pikëpamje për sa i përket rëndësisë së pavarësisë së institucioneve kushtetuese, të konsolidimit të gjyqësorit dhe parimeve të demokracisë për ndarjen dhe ekuilibrin e pushteteve, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe përmbushjes së reformave dhe kritereve të kërkuara për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Obe, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj integrues për në Bashkimin Evropian”. “Vlerësoj rolin e rëndësishëm e moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, duke shprehur mirënjohjen edhe për kontributin e trupave ushtarake shqiptare në Afganistan në kuadër të koalicionit ndërkombëtar që lufton kundër një të kërcënimi global, siç është terrorizmi”, theksoi ai. /Start/

                                                                                             2012-03-27 14:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›