E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Integrimi të kthehet në axhendë kombëtare

TIRANE-Ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth u shpreh sot se ecuria e reformave në Shqipëri është përgjegjësi e klasës politike.
Gjatë një vizite që zhvilloi të premten në qytetin e Fierit, Wollfarth tha se mesazhi i ndërkombëtarëve ka qenë i qartë për Shqipërinë, që integrimi të kthehet në axhendë kombëtare. Ai vlerësoi bashkëpunimin me Qeverinë shqiptare, ndërsa vuri në dukje se “Prezenca e OSBE-së fokusohet veçanërisht në reformat legjislative dhe juridike, reformat zgjedhore, rritjen e kapaciteteve të parlamentit, luftën kundër krimit të organizuar, hartimin e ligjeve, lirinë e medias, etj.

I pranishëm në forumin”Evropa-midis meje dhe teje”, gjatë prezantimit të projektit të skulptorit Fate Velaj për ngritjen e memorialit në qëndër të qytetit, Wollfarth u ndal në rolin dhe kontributin e OSBE-së për lobimin e një sërë projekteve të rëndësishme në vendin tonë dhe asistencën teknike që ky organizëm ka dhënë për Shqipërinë.

Në axhendën e takimeve të Wollfarth, janë parashikuar takime në qëndrën “Murialdo” dhe qëndrën rinore "Epoka e Re", për të vijuar me një vizitë në qytetin antik të Apolonisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›