E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Mjaft kohë është humbur, të nisë dialogu

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka paraqitur sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së raportin për situatën në Shqipëri.

Përmes një mesazhi drejtuar liderëve politikë shqiptarë, kreu i OSBE-së në Tiranë Wollfarth i ka bërë apel atyre të nisin sa më parë dialogun politik pasi nuk ka hohë më për të humbur.
 

"Mesazhi është i thjeshtë: "Mjaft kohë është humbur deri tani. Nëse vërtet doni t`í tregoni publikut shqiptar dhe partnerëve tuaj ndërkombëtarë se i merrni seriozisht përgjegjësitë dhe detyrimet tuaja, atëherë na duhet të shohim një kthim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në gjuhën e dialogut, si dhe një vullnet të sinqertë për kompromis, me qëllim çuarjen përpara të axhendës së reformave” ka theksuar Wollfarth.


Më tej Wollfarth thekson se viti që vjen do të ndajë se ku do të duan ta çojnë Shqipërinë liderët e saj politikë, në drejtim të reformave, progresit dhe prosperitetit kombëtar apo do ta zhysin në një spirale zvarritjesh, amullie dhe mllefi politik. “Çështja është shumë e thjeshtë. Zgjidh e merr!” ka shtuar Wollfarth

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›