Basha: Plani urbanistik sfidë e vështirë
Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka diskutuar sot me akademikë dhe ekspertë të njohur të fushës së arkitekturës për planin e ri urbanistik të kryeqytetit.
Në fjalën e tij kryebashkiaku Basha ka theksuar se plani i ri urbanistik është një sfidë e vështirë por jo e pamundur. Duke e cilësuar planin rregullues si një domosdoshmëri për kryeqytetin, Basha ka theksuar gjithashtu se është me rëndësi të zgjidhet edhe konflikti artificial mes qytetit dhe qytetarëve.
vijon..