E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Paaftesia ne Ministrine e Mbrojtjes humbi 5 milione USD

Kabllogrami Shqiperia nuk arrin kuoten e kerkuar nga NATO

Paaftesia dhe keqmenaxhimi i Ministrise se Mbrojtjes shkaktoi humbjen e 5 milione USD. Ky fakt permendet ne nje kabllogram te posacem te ambasadorit Withers ku behet e qarte paaftesia e Shqiperise anetarja me e re e NATO-s ne venien ne perdorim te fondeve. Kabllogrami eshte i dates 30 janar 2009 me kodin 09TIRANA63 i hartuar nga vete ambasadori Withers. Ajo qe ka shqetesuar aleatet edhe me shume eshte paaftesia e Shqiperise ne 2008-n per te ekzekutuar buxhetin e saj te mbrojtjes. Ne fillim te vitit 2008 publikisht qeveria shqiptare ishte e angazhuar per nje buxhet prej dy per qind te PBB-se 216 milione USD. Megjithate paraliza ne nivelin e Shtabit te Pergjithshem dhe mungesa e pervojes me blerjet nderkombetare shkaktuan disa vonesa dhe ne fund tenderi eshte anuluar per vitin 2008 dhe fondin CY2008 me 5 milione USD e humben. Ne nje rast tjeter ne fillim te ketij viti zyra e prokurimit kishte ndare para per te blere karburant per automjetet ushtarake por ishte i kufizuar per te blere karburant ne nje cmim te caktuar - thuhet ne kabllogramin e Withers. Nga tenderimet e pakryera ne kabllogram theksohet se per pasoje paraja e humbur dhe perdorimi i karburantit u reduktua ne menyre drastike. Kjo solli qe si pasoje marina shqiptare te mos realizoje asnje patrullim pergjate bregdetit te saj gjate vitit 2008. Moskryerja e tenderimeve sipas ambasadorit te SHBA erdhi edhe per shkak te mosblerjes se 17 helikoptereve nga firma amerikane Sikorsy. Nje tjeter ceshtje qe preket eshte edhe mosarritja e mases 2 per qind te GDP-se per ushtrine nga ana e qeverise shqiptare. Ne kabllogram theksohet se kur u be e qarte nje dicka e tille nje pjese e mire e aleateve reaguan ndaj kesaj duke shprehur nje shqetesim serioz. Kritiket ne Shqiperi ishin te shqetesuar se parlamentet te cilet nuk e kishin ratifikuar ende anetaresimin e Shqiperise ne NATO te tilla si Greqia mund te perdornin kete si nje justifikim per te shtyre ratifikimin. Keshilltaret i kerkuan ministrit te Mbrojtjes Oketa per te cuar perpara ne fund te vitit propozime te ndryshme per rritjen e prokurimeve si dhe ekzekutimin e buxhetit per ushtrine - thekson kabllogrami. Gjithashtu behet e ditur se ne fund te vitit buxhetor eshte bere nje shpenzim prej 8.6 milione USD per blerje te radiove amerikane dhe pajisje te cilat do te zgjedhin te mos marrin vendime te nxituara mbi prokurimet. Nje tjeter verejtje e ambasadorit Withers eshte edhe fakti i mosmbulimit te hapesires ajrore nga ana e Shqiperise. Ne kete faze cilesohet si pasive por ne te njejten kohe kundershtohet dhe projekti per te mbuluar nje hapesire ajrore ne 10 mije meter lartesi. Sipas kontraktoreve amerikane te perfshire nga afer ne planifikimin strategjik te Forcave Armatosura Qeveria shqiptare perballe sfidave per reformimin e ushtrise eshte me pak e pergatitur per te trajtuar kalimin ne nje force gjithe vullnetare. Por shqetesimi kryesor ka qene mosarritja e kuotes prej 2 per qind te buxhetit te ushtrise cka ka qene nje problem kryesor per aleatet. Shqiperia mori ftesen ne 2008-n per anetaresimin ne NATO. Ne vitin 2009 pra brenda nje viti ishte parashikuar ratifikimi i marreveshjes se pranimit nga shtetet anetareve. Frika e mosarritjes se kuotes 2 shihej me shqetesim nga SHBA-ja pasi shume vende mund te bllokonin ne parlamentet e tyre ratifikimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›