E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ne do të vazhdojmë betejën ligjore

Pas vendimit të marrë mbëmjen e së hënës sa i takon Kolegjit Zgjedhor, e cila ka pranuar pjesërisht kërkesë- padinë e Partisë Socialiste, menjëherë ka reaguar kreu i opozitës Edi Rama.

Një një dalje për mediat nga selia rozë, Rama deklaroi se dje nuk u mor drejtësia e kërkuar dhe se për këtë arsye, opozita do ti shkojë deri në fund betejës ligjore.
 

“Proçesi u rikthye ne tavolinën e kanabalizimit”. Kështu e cilësoi të gjithë procedurën sikundër dhe të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke vënë gishtin mbi Kolegjin Zgjedhor, e cila sipas tij, nuk arriti të dëgjojë të vërtetën por mbylli plotësisht sytë përpara rezultatit të këtij institucioni.
 

Më tej, Rama i mëshoi faktit se në kutitë e gabuara janë gjetur jo vetëm më shumë vota sesa zgjedhës por më shumë se sa terësia e votave të gjetura në kuti. Për këtë arsye, kjo parti do të kërkojë largimin e këtij pushteti, kjo si një arsye më shumë për të vijuar betejën, në të cilën kërkon një të drejtë të fituar publikisht.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›