E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet per kreun e PS se Tiranes

E premte 02 Mars 2012 1054 ZGJEDHJET NE PSSocialistet e Tiranes votojne te shtunen per zgjedhjen e kreut te ri per kryeqytetin qe vjen pas doreheqjes se Besnik Bares nga ky post. Do te jene 620 anetaret e Asamblese se zgjeruar te Tiranes qe do te zgjedhin me vote midis dy kandidateve Sajmir Tahirit aktualisht kryetar i komanduar dhe Ilir Zeles. Mbledhja do te nise te shtunen ne oren 1000 ne Teatrin e Operes dhe Baletit ku anetaret e Asamblese do te degjojne fillimisht nje fjalim te kreut te PS Edi Rama per rendesine e ketij procesi ne demokratizimin e brendshem te partise. Me pas dy kandidatet Tahiri dhe Zela do te prezantojne dhe njehere platformat e tyre per menyren e drejtimit te zones me te rendesishme elektorale sic cilesohet Tirana. Delegate te Kongresit kryetaret e degeve te PS se Tiranes anetaret e Keshillit Bashkiak dhe anetaret e Asamblese Kombetare te kryeqytetit jane personat te cilet do te votojne mes dy emrave te propozuar nga kryesia e PS. Sajmir Tahiri aktualisht kryetar i komanduar per kryeqytetin e bazon platformen e tij tek fitorja e zgjedhjeve njelloj si eksperienca e tij ne Kombinat ku ai eshte aktualisht deputet. Vizioni i tij eshte per te kthyer PS e Tiranes ne nje makineri perfekte elektorale. Ne ndryshim nga rivali i tij Tahiri eshte perqendruar ne strukturimin e deges se Tiranes me elemente institucionale te rinj duke nisur qe nga koordinatoret dhe 4 sekretariate e deri te instalimi i patronatit qe nenkupton nje mbikeqyrje dhe monitorim te votuesit ne kuptim te kapitalizimit eventual ne zgjedhje. Ne shtjellimin e platformes se tij kandidati Ilir Zela ka parashtruar ne 10 pika drejtimet e punes qe ai parashikon te beje ne rast se zgjidhet kryetar i deges se Tiranes. Ato kalojne nga forcimi i koalicionit opozitar efektiviteti organizativ intensifikimi i kontakteve meritokraci dhe gjitheperfshirje ne promovim hapje ndaj intelektualeve thithje e progresisteve por edhe nje kolegjialitet ne vendimmarrje. Por ndersa ne 3 mars merr fund gara e kryeqytetit deri ne 15 mars duhet te mbyllet ky proces ne 117 njesi te tjera socialiste qe aktualisht jane pa kryetar partie.

Komento

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›