E Hënë, 2 Nëntor 2026

Haxhinasto takohet me Hillari Klinton, diskutohet për gazsjellësin. Kryediplomati kërkon nga Libia të njohë Kosovën

Ndryshe nga tre ditë më parë, kur ministri ynë i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, nisi një njoftim ku thuhej se ka takuar edhe Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, pa sqaruar më shumë, sot ai ka nisur një njoftim më të detajuar për një takim me Klinton gjatë darkës tradicionale transatlantike.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për dy çështje, angazhimin e Shqipërisë në NATO dhe për projektin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP). Është interesante se në kabllogramet e publikuara nga Ëikileaks, vihet re një interes i amerikanëve për këtë gazsjellës, si kundërvënie ndaj interesave ruse. Në takimin e zhvilluar mes Berishës e Klinton në shkurt të vitit 2009, theksohet interesi i Klinton për këtë projekt dhe shqetësimi për dominimin rus në tregun energjetik në rajon.

Ndërkohë, mësohet se Haxhinasto i ka kërkuar kreut të Këshillit Tranzicional Kombëtar të Libisë, të njohur ndryshe edhe si qeveria e përkohshme e Libisë, të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Haxhinasto ia ka bërë këtë kërkesë Muhamed Xhibrilit gjatë takimit të premten në Nju Jork.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›